Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet deri në orët e pasdites me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.
Duke filluar prej orëve të pasdites reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit fitojnë itensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto rreshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë.
Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 2 deri 7°C
në zona e ulëta 5 deri 16°C
në zona bregdetare 9 deri 15°C