Temperaturat e verës dhe rrezet e diellit po zgjasin përtej sezonit.
“Po përjetojmë një fazë krejtësisht të pazakontë për këtë periudhë: është nxehtë në zona fushore, por edhe në male, trendi i klimës dëshmon ngrohjen dhe sezoni i verës duket i destinuar të zgjatet. Do të kemi vera që zgjasin 4-5 muaj”, shpjegon eksperti Mattia Gussoni, nga Shërbimi Glaciologjik i Lombardisë (SGL).
Është e vështirë, vazhdon Gussoni, të bëhen që tani parashikime të sakta për dimrin, por duket se dhe në muajt në vijim, tendenca do të mbetet ajo e temperaturave mbi mesataren, edhe për periudhën nga dhjetori deri në shkurt, ndërsa në janar mund të kemi rekorde të reja.
Ekspertë të tjerë kanë dhënë alarmin së fundi edhe për akullnajat në Zvicër, duke tërhequr vëmendjen tek fakti që 10% e tyre janë shkrirë gjatë këtyre 5 viteve, përqindja më e lartë kjo në më shumë se një shekull.