14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudimi i ri ngre alarmin: Hemisfera Veriore drejt "tharjes", mungesa e energjisë...

Studimi i ri ngre alarmin: Hemisfera Veriore drejt “tharjes”, mungesa e energjisë elektrike do bëhet e zakonshme

Thatësira që pushtoi hemisferën veriore këtë verë është bërë 20 herë më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimaterike, thuhet në një analizë të publikuar së fundmi.

Hulumtimi i publikuar ditën e mërkurë nga nisma World Weather Attribution zbuloi se thatësira që përfshiu këtë vit Amerikën Veriore, Azinë dhe Evropën është një fenomen që ndodh 1 herë në 400 vjet. Intensiteti i saj shkaktoi zjarre masive, thau lumenj dhe kolapsoi procesin e të korrave.

Temperaturat e larta të përjetuara këtë verë, vranë dhjetëra njerëz në gjithë Evropën dhe Kinën.

Studiuesit përdorën të dhëna historike, vëzhgime dhe studime shkencore duke krahasuar kushtet e klimës së sotme që është 1.2 gradë celcius më e lartë se para industrializimit.

Pavarësisht reshjeve të shumta, raporti ka dalë në përfundimin që rritja e temperaturave është shkaku kryesor i thatësirave të krijuara.

Në të gjithë hemisferën veriore këtë verë, nxehtësia ekstreme dhe reshjet e pakta çuan në disa ngjarje të njëpasnjëshme:

Kina lëshoi ​​për herë të parë një alarm kombëtar për thatësirën;

Mbretëria e Bashkuar regjistroi temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë;

Evropa përjetoi verën e saj më të nxehtë;

kriza e ujit në SHBA-në Perëndimore u intensifikua , duke shkaktuar shkurtime të përdorimit të ujit.

Krahas rrezikut të menjëhershëm për jetën, nxehtësia ekstreme e verës përbënte kërcënime të rënda për infrastrukturën, industrinë dhe furnizimin me ushqime , duke nxitur krizën e vazhdueshme të kostos së jetesës në shumë prej rajoneve të prekura.

Evropa tashmë po përballet me goditjet gjeopolitike për furnizim . Kjo tronditje e shkaktuar nga klima ka rënduar më tej krizën e kostos së jetesës, duke shtuar ndikimet e luftës në Ukrainë.

Çfarë pritet të ndodhë?

Shkencëtarët janë në gjendje të përcaktojnë sasinë e lidhjes midis krizës klimatike dhe ngjarjeve ekstreme të motit. Ata gjithashtu mund të bëjnë projeksione më të sakta.

Hemisfera Veriore mund të presë temperatura ekstreme, si ato të përjetuara këtë verë, shumë më shpesh, zbuloi analiza.

“Ky rezultat na jep gjithashtu një pasqyrë mbi atë që po pret përpara,” tha Dominik Schumacher, një studiues në Institutin për Shkencën Atmosferike dhe Klimatike në ETH Cyrih.

“Me ngrohjen e mëtejshme globale, ne mund të presim thatësira më të forta dhe më të shpeshta të verës në të ardhmen.”

Në këtë rast, mungesa e ujit , zjarret , dështimet e të korrave , çmimet më të larta të ushqimeve dhe furnizimi i varfëruar me energji elektrike të përjetuara gjatë muajve të fundit mund të bëhen të zakonshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat