11.5 C
Tirana
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudimi i AVIVA: Shumica e mbulimeve të bizneseve me sigurime në Britani...

Studimi i AVIVA: Shumica e mbulimeve të bizneseve me sigurime në Britani nuk janë përzgjedhur mirë

Rreth dy të tretat e pronave komerciale në Mbretërinë e Bashkuar janë të pasiguruara siç duhet. Sipas një studimi të ri nga Aviva, diferenca mes shumës së siguruar dhe kostos reale të rindërtimit arrin mesatarisht në 79%.

Të dhënat janë pjesë e raportit vjetor Broker Barometer, i cili analizon tregun e sigurimeve komerciale për vitin 2025. Studimi tregon se nënsigurimi po ndikon gjithnjë e më shumë në pagesën e dëmeve.

Dëmet dhe pasojat për bizneset

Rreth 68% e brokerëve raportojnë rritje të rasteve kur dëmet refuzohen ose paguhen më pak për shkak të nënsigurimit. Pasojat për bizneset janë të mëdha:

  • 56% përballen me presion financiar

  • 37% me ndërprerje të aktivitetit

  • 26% rrezikojnë mbylljen e biznesit

  • 20% raportojnë humbje të vendeve të punës

Në disa raste, ndikimi prek edhe shëndetin mendor të pronarëve të bizneseve.

Mungesa e informacionit, pengesa kryesore

Më parë, kostoja konsiderohej arsyeja kryesore e nënsigurimit. Sot situata ka ndryshuar.
Sipas brokerëve:

  • 40% e lidhin problemin me mungesën e ndërgjegjësimit

  • 33% me moskuptimin e inflacionit

  • 32% me moskuptimin e kushteve të policës

Shumë biznese besojnë gjithashtu se një humbje e madhe “nuk do t’u ndodhë”.

Kostot e ndërtimit po rriten

Sipas Building Cost Information Service, kostot e rindërtimit janë rritur me 3.8% gjatë vitit 2025, kryesisht për shkak të rritjes së pagave në sektorin e ndërtimit.

Të dhëna të tjera nga RebuildCostASSESSMENT.com tregojnë se vetëm 7% e pronave në Britani janë të siguruara në mënyrë korrekte.

Me mënyrë korrekte nënkupton mbulimin e plotë të vlerës dhe kombinimin e duhur të risqeve.

Sektorët më të rrezikuar janë shtëpitë e kujdesit, ndërtesat historike dhe objektet që kanë bërë zgjerime ose investime të reja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat