8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudimi: Fëmijët e vegjël transmetojnë Covid në shtëpi më shpesh sesa adoleshentët

Studimi: Fëmijët e vegjël transmetojnë Covid në shtëpi më shpesh sesa adoleshentët

Koronavirusi është kthyer në kryefjalën e botës gjatë dy viteve të fundit. Sipas një studimi të fundit kanadez rezulto se foshnjat dhe të vegjlit e përhapin koronavirusin më lehtë në ambiente të mbyllura sesa fëmijët dhe adoleshentët më të mëdhenj.

Nga të dhënat e studimit të paktën një në katër fëmijë nën moshën 18 vjeç transmeton virusin tek anëtarët e tjerë të familjes së tyre, dhe megjithëse janë adoleshentët ata që e bartin virusin më shpesh në familje nga bota e jashtme, në fund të fundit janë fëmijët më të vegjël ata që transmetojnë virusin më shumë për shkak të kontaktit më të ngushtë me prindërit e tyre, si dhe pamundësisë së tyre për t’u izoluar kur sëmuren me Covid-19.

Studiuesit nga Shërbimi Shëndetësor Publik i Ontario dhe Universiteti i Torontos, botuar në American Pediatric Journal “JAMA Pediatrics”, sipas Neë York Times, analizuan të dhënat për 6,280 familje, ku anëtari i parë që mbërtheu Covid-19 ose u diagnostikua pozitiv për koronavirus, ishte nën 18 vjeç, për të studiuar atë që ndodhi më pas brenda shtëpisë.

U zbulua se në shumicën e rasteve zinxhiri i transmetimit u ndal në infeksionin fillestar tek fëmija dhe nuk u shtri tek të tjerët. Transmetimi tek anëtarët e tjerë të familjes ka ndodhur në 27.3% të rasteve, pra në pak më shumë se një të katërtën e rasteve fillestare.

Adoleshentët e moshës 14 deri në 17 vjeç përbënin 38% të rasteve fillestare të Covid-19 në familje, ndërsa fëmijët deri në tre vjeç përbënin vetëm 12%, ndërsa 20% ishin katër deri në tetë vjeç dhe 30% ishin nëntë deri në 13 vjeç.

Megjithatë, e kundërta ishte e vërtetë për transmetimin dytësor: mundësia që virusi të përhapet tek një anëtar tjetër i familjes ishte 43% më i lartë nëse fëmija ishte nën tre vjeç sesa nëse ai ose ajo ishte 14 deri në 17 vjeç. 31% e familjeve – pothuajse një në tre – me një fëmijë deri në tre vjet pozitiv për koronavirusin më pas zhvilluan një rast dytësor në një anëtar tjetër.

Studimi tregon se edhe fëmijët shumë të vegjël pa dashje luajnë një rol në përhapjen e pandemisë, pasi në të vërtetë ka transmetim të virusit nga fëmijët tek të rriturit në shtëpi. Fëmijët shumë të vegjël kanë më pak kontakte shoqërore jashtë shtëpisë, por kontakt fizik më të ngushtë me të tjerët brenda shtëpisë së tyre. Përveç kësaj, ata vazhdimisht kapin objekte dhe i vendosin në gojë pa i larë duart, gjë që favorizon transmetimin e virusit.

Shkencëtarët gjithashtu besojnë se fëmijët e vegjël mund të kenë një ngarkesë më të madhe virale ose një shkallë më të lartë të eliminimit të koronavirusit nga trupi i tyre, në krahasim me adoleshentët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat