15.5 C
Tirana
Saturday, April 12, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiStrategjitë e reja të tregut të sigurimeve amerikane për Gjeneratën Z

Strategjitë e reja të tregut të sigurimeve amerikane për Gjeneratën Z

Industria e sigurimeve amerikane, siç theksohet në një editorial të “Insurance Journal”, ka përjetuar sfida të mëdha në tërheqjen, punësimin dhe mbajtjen e punonjësve të rinj. Zyra e Statistikave të Punës parashikon një rënie të numrit të profesionistëve, duke lënë rreth 21.5 mijë vende vakante të pambuluara në sektor. Pensionimi i punonjësve të vjetër do të shoqërohet me vështirësinë e zëvendësimit të tyre me të rinj nga Gjenerata Z.

Gjenerata Z, e cila përbën një të tretën e popullsisë botërore, ka pritshmëri dhe preferenca të ndryshme dhe më të komplikuara sa i përket vendit të punës, veçanërisht në industrinë e sigurimeve. Editorialistët e “Insurance Journal” theksojnë vështirësinë e komunikimit të industrisë së sigurimeve te brezat e rinj për ndikimin e saj pozitiv.

Në artikullin e 24 marsit, autorja Hither Uilson (Heather Wilson) sugjeron se për të tërhequr talentet e Gjeneratës Z, kompanitë e sigurimeve amerikane duhet të përshtasin misionin e tyre me vlerat e kësaj gjenerate. Industria, në kushtet e një shoqërie që po kalon në një fazë hiper-teknologjizimi, duhet të ofrojë mundësi për punë nga distanca dhe të përdorë teknologjinë më moderne, në mënyrë që punonjësit e brezit Z, të cilët kanë një raport të mirë me teknologjinë, të përjetojnë një përvojë më të mirë përdorimi.

Për t’iu përgjigjur këtij problemi të parashikuar, sipas Wilson-it, industria amerikane e sigurimeve duhet të përqendrohet në katër strategji kyçe për të qenë më tërheqëse për brezin Z:

  1. përcaktimin dhe komunikimin e vlerave të saj thelbësore,
  2. fuqizimin e punonjësve me mjete moderne,
  3. ofrimin e mundësive të qarta për karrierë dhe
  4. zhvillimin e programeve të trajnimit dhe mentorimit të vazhdueshëm.

Sipas analizës së Uilsonit, inteligjenca artificiale po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në transformimin e industrisë së sigurimeve.

Kjo teknologji do të automatizojë detyrat, përmirësojë detektimin e mashtrimeve, efikasitetin e operacioneve dhe gjithashtu do të ndikojë në rritjen e kënaqësisë së punonjësve.

Përdorimi i inteligjencës artificiale dhe përshtatja me pritshmëritë e brezit Z shihet si një mundësi që mund të ndihmojë kompanitë e sigurimeve të pozicionohen si punëdhënës të dëshiruar për gjeneratën e ardhshme të profesionistëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat