Ulja e temperaturave ka rritur qarkullimin e gripit dhe shumë viruseve të tjerë respiratorë.
Mjekët konstatojnë se pas pandemisë së Covid-19 disa viruse janë bërë më agresive në popullatë. Kjo situatë e re e diktuar nga pandemia, ka rritur sëmundshmërinë, por edhe konsumin e antibiotikëve.
Mjeku Edi Tushe këmbëngul për shmangien e medikamenteve, pasi përdorimi i tyre, shpesh pa rekomandimin e specialistit, rrezikon krijimin e rezistencës mikrobike, shkruan A2 CNN.
Ashtu si në Europë, edhe në vendin tonë është në qarkullim influenca e tipit A, ose siç njihet ndryshe, gripi australian, Covid-19, virusi respirator Sinsincial dhe shumë viruse të tjerë respiratorë.
Pediatri Edi Tushe këshillon prindërit të mos alarmohen nga temperatura e lartë dhe mos të nxitojnë për të dhënë medikamente. Referuar të dhënave nga hemisfera e Jugut, influenca A apo gripi australian këtë vit kishte më shumë përhapje dhe agresivitet. Në vendin tonë ky tip i gripit ka qarkulluar edhe vite më parë.
LEXO EDHE: Spitalet, fluks i shtuar për shkak të virozave/ Pse ju nevojitet “TeleShëndet”