Startoi sot në Tiranë eventi më i madh i librit në Shqipëri.
Panairi i 27-të i Librit “Tirana 2024”, zgjat deri më 17 Nëntor dhe siç është bërë traditë tashmë, mbahet në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:00 deri më 20:00.
Synimi i këtij Panairi është t’i ofrojë akoma më tepër tituj dhe mundësi leximi publikut shqiptar por edhe të mundësinë që të vijë në kontakt me krijuesit e librave nëpërmes aktiviteteve të ndryshme.
Edhe këtë edicion, pjesë e panairit, është edhe libraria e parë audiobook në Shqipëri, “SIGAL Audiobooks.al”.
“SIGAL Audiobooks.al ju fton në Panairin e 27-të të Librit!
Nga data 13 deri më 17 nëntor, do të jemi prezentë me stendën tonë të dedikuar në katin e 2-të të Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Ejani të zbuloni botën e librave audio dhe përfitoni për të pasuruar bibliotekën tuaj dixhitale!“, shkruan SIGAL UNIQA në rrjetet sociale.
SIGAL Audiobooks.al
SIGAL UNIQA Group Austria prej 3 vitesh ka vënë në funksion të çdo qytetari, FALAS, platformën e parë dhe të vetme dixhitale të librave audio në shqip, “SIGAL Audiobooks”.
Kjo platformë sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, mbi 300 tituj, ndërsa çdo ditë 50 mijë individë janë përdorues besnikë të platformës.
Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkoni te pjesa “Login” dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej përdoruesve.
Librat në platformën “Audiobooks.al” janë libra të përzgjedhur në bashkëpunim me shtëpitë botuese apo edhe me dëshirën e autorëve.
Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.