Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm këtë të premte edhe pse në krahasim me ditën e djeshme ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të kuotës teksa blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.7 lekë.
Monedha europiane sakaq edhe pse e ka nisur mëngjesin e sotëm negativisht ka fituar pikë nga një ditë më parë pasi është blerë këtë të premte me 111.6 lekë dhe është shitur me 112.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar edhe ajo një rritje nga dita e enjte por e ka mbyllur këtë javë në kuota zbritëse teksa është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 114.9 lekë në raport me dje.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka kapur nivelin e 128 lekë në blerje dhe është shitur këtë mëngjes me 129.2 lekë teksa shënon një rritje tjetër nga një ditë më parë por edhe ai duket se po ndjek një kurbë zbritëse gjithashtu.