Legjenda e Gjermanisë, Andreas Brehme, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.
Ish-ylli i Bayern Munchen, Interit dhe kombëtares së Gjermanisë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës pas një arresti kardiak, njofton Bild.
Brehme, përvecse si lojtar ka qenë edhe trajner futbolli, ndërsa më së shumti mbahet mend për golin e fitores për Gjermaninë në finale e Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës me një goditje dënimim në minutën e 85-të.