19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje

Sot shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje

Ditën e sotme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.

 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, qarqet që pritet të preken më shumë janë Tirana, Vlora dhe Fieri.

 

Reshjet e dendura do të nisin gjatë mesditës në zonat qendrore të vendit dhe me kalimin e orëve do të shtrihen edhe në jug.

 

Duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veriperëndim të vendit.

Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në juglindje kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike”, shkruan Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

 

Temperaturat parashikohen:

 

  • në zonat malore 13 deri 20°C
  • në zonat e ulëta 16 deri 24°C
  • në zonat bregdetare 19 deri 23°C

 

Valëzimi në det pritet të jetë 5-7 ballë.

 

Për pasojë, është pezulluar lundrimi në det i mjeteve të vogla dhe të peshkimit, deri në një moment të dytë.

 

LEXO EDHEShqipëria, një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet/ Siguracionet që na nevojiten

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat