9.5 C
Tirana
Thursday, February 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Sot për Nesër” si produkt sigurimi në SIGAL, që garanton kombinim të...

“Sot për Nesër” si produkt sigurimi në SIGAL, që garanton kombinim të zgjuar të pensionit privat dinjitoz me sigurimin e jetës

Me sot për nesër si filozofi jete, në kohët moderne, pa koordinim të kohës dhe hapësirës, pa plane të menduara dhe skenarë alternativë, suksesi rrallë mund të arrihet.

“Sot për Nesër” mund të funksionojë vetëm nëse është emërtim siguracioni në SIGAL, sepse vetëm asisoj merr vlera në planifikim sigurie financiare pas 10, 15, 20 dhe 25 vjetësh.

“Sot për Nesër”, si produkt në SIGAL, është një kombinim inteligjent mes sigurimit të jetës dhe pensionit privat, që ofron mbrojtje dhe siguri për ju dhe familjen tuaj.

Si funksionon “Sot për Nesër”?

  • Ju dhe familja juaj përfitoni një marrëveshje financiare të qëndrueshme në rast fatkeqësie.
  • Garanton një moshë të tretë dinjitoze përmes pensionit privat, në rast se i siguaruari arrin moshën e tërheqjes (5 vjet më herët se sa mosha ligjore).
  • Siguron mbrojtje për pasardhësit përmes mekanizmave amortizues financiarë, në rast se njeri prej kontribuesve ndërron jetë natyralisht ose aksidentalisht, duke u ofruar si kompensim shumën e plotë të siguruar

Le ta ilustrojmë përmes një shembulli:

Një çift 35-vjeçar kontribuon 150,000 Lekë në vit përmes produktit “Sot për Nesër”.

Pas 25 vjetësh, duke llogaritur vetëm për efekt ilustrimi  normën e sotme të kthimit dhe interesin e përbërë, bashkëshorti do të ketë rreth 5 milionë Lekë në llogari. Gruaja do të ketë diçka më shumë, për shkak të koeficientëve të ndryshëm, rreth 5.4 milionë Lekë.

Nëse gjatë kësaj periudhe, një nga bashkëshortët ndodh të humbasë jetën, trashëgimtari ligjor përfiton shumën e plotë të siguruar, sipas kontratës, në mënyrë të menjëhershme:  5–5.4 milionë Lekë.

Nëse, siç shpresojmë, të dy arrijnë moshen e pensionit, shuma e kursyer shndërrohet në një pension dinjitoz për pleqërinë.

Me sot për nesër nuk jetohet, por me “Sot për Nesër” si produkt në SIGAL LIFE, po, ia vlen të jetosh, sepse ky është plani që ngjyros sigurinë financiare të së nesërmes, duke zbukuruar të sotmen.

Garancitë 

Fondi i Pensioneve SIGAL ofron të gjitha supergarancitë e nevojshme, si administruesi i mbi 40 milionë euro aseteve neto në Shqipëri, ndërsa SIGAL LIFE, përfaqëson kompaninë me fuqinë më të madhe paguese të dëmeve në sigurimet e jetës në rajon, konkretisht 1 në 3 dëme të sigurimeve të jetës në Kosovë, i paguan SIGAL. 598,821 euro, tregu i Kosoves pagoi 1,925,469 euro gjatë vitit 2025. Thuajse gjysmën e dëmeve totale në sigurimet e jetës në Shqipëri, 41.84%, i paguan SIGAL. 133,915,000 Lekë pagoi përgjatë vitit 2025 SIGAL, ndërsa tregu në total pagoi 320,070,000 Lekë.

Rreth 1.5 milionë euro në sigurimet e jetës SIGAL i pagoi edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shifrat janë zyrtare, nga raportet vjetore të vitit 2025, të institucioneve qendrore gjegjëse për mbikëqyrjen financiare të tregjeve të sigurimeve në 3 vendet e rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat