Kjo e enjte mund të jetë dita më e nxehtë e muajit, pasi termometri pritet të prekë 37 gradë C.
Temperaturat përvëluese pritet të jenë në Berat, Elbasan, Cërrik dhe Dimal, sipas Meteoalb.
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta kanë përfshirë territorin shqiptar si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane.
Sipas parashikimeve të ekspertëve, kjo verë pritet të jetë vera më e nxehtë në histori me Europën që do të regjistrojë temperatura rekord.