15.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot dhe nesër ditët më të nxehta/ Termometri kalon 40°C

Sot dhe nesër ditët më të nxehta/ Termometri kalon 40°C

Dita e sotme dhe e premtja parashikohen të jenë ditët më të nxehta të muajit qershor.

Meteorologia Tanja Porja, tha për A2 CNN se, temperaturat sot dhe nesër do të tejkalojnë vlerën e 40°C.

Gjatë ditës së sotme, temperaturat në shumë qytete do të arrijnë në 40-41 gradë celsius, ndërsa rritje do të ketë edhe në zonat malore, me temperatura që arrijnë në 38 gradë.

“Kemi rritje te vlerave termike rritje me të paktën dy gradë sot presim që termometri të ngjitet në 40 gradë celsius dhe në disa qytete të tjera do të ketë tejkalim të 40 gradëve. Në zonat malore temperaturat arrijnë në 38 gradë duke barazuar kështu vijë bregdetare. Nuk ka reshje në territor”.

Sipas meteorologes, “në fundjavë do të ketë një tërheqje të lehtë të të nxehtit afrikan, por që nuk do të ndjehet për shkak të lagështirës”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat