8.5 C
Tirana
Wednesday, December 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot, afati i fundit për të dhënat bankare/ Profesionistët e lirë, rimbursimi...

Sot, afati i fundit për të dhënat bankare/ Profesionistët e lirë, rimbursimi i 5 milionë eurove brenda Dhjetorit

Sot është afati i fundit për të gjithë tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale që të përditësojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare, në e-Filing, në mënyrë që të marrin pas këste paraprake të paguara të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin apo Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024.

Rimbursimi për profesionistët e lirë me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë do të kryhet në llogaritë e tyre bankare. Është shumë e rëndësishme që tatimpaguesit, subjekt i këtij akti ligjor të kenë llogari bankare aktive në një nga bankat e nivelit të dytë, në monedhën Lek.

Në fund të Nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për kthimin e kësteve të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë.  Nga akti normativ përfitojnë rreth 6450 tatimpagues, të cilët do të rimbursohen me një fond prej 501 milionë lekësh.

Po ashtu u vendos fshirja e kamatëvonesave të krijuara nga pagesa e vonuara e detyrimeve.

Në vijim, qeveria në kuadër edhe të strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, do të bëjë një vlerësim të të gjitha përjashtimeve dhe reduktimeve të normave tatimore që janë në fuqi, nëse duhet të qëndrojnë, apo do duhet të rishikohen, ku përfshihet rishikimi i taksimit edhe për këtë kategori.

Ligjit për tatimin mbi të ardhurat  i cili hyri në fuqi më 1 Janar 2024, tatonte afro 29 mijë profesionistë të lirë me një normë nga 15-23 %.

Profesionistët nuk ishin dakord me këtë regjim tatimor dhe e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pas disa seancash, Gjykata Kushtetuese vendosi  të shfuqizojë nenin që tatonte këtë shtresë, duke e cilësuar si diskriminues.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat