17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot, 9 Maji! SIGAL, krenar që solli Europën në Shqipëri përmes “UNIQA...

Sot, 9 Maji! SIGAL, krenar që solli Europën në Shqipëri përmes “UNIQA Insurance Group”

9 Maji shënon Ditën e Europës të vendosur nga Bashkimi Europian në përkujtim të Deklaratës së Schumanit.

Më 9 maj 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman dha një deklaratë për shtyp ku i bëri thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimin e qymyrit dhe çelikut nën një institucion të vetëm.

Ky quhet si hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE.

Shqipëria, që pas rrëzimit të sistemit komunist, anëtarësimin në familjen e përbashkët europiane e ka patur synimin e saj kryesor por edhe sot, pas 32 vjetësh, vendi ende nuk e ka arritur një qëllim të tillë, pavarësisht hapave përpara që ka bërë.

Por atë që nuk ka mundur ta bëjë politika, e ka bërë biznesi dhe sipërmarrja private.

Shqipëria ka patur shumë investime të huaja gjatë viteve të tranzicionit, por janë të pakta kompanitë e huaja që kanë patur një efekt të rëndësishëm në sektorin ku kanë investuar, por edhe tek vetë qytetarët shqiptarë. Një prej tyre është padyshim edhe “UNIQA Insurance Group”, gjigandi austriak i sigurimeve, i cili falë eksperiencës mbi 200-vjeçare solli në vendin tonë një koncept tjetër të të bërit biznes duke qenë përherë pranë njerëzve dhe komunitetit, solli produkte sigurimi novatore që vijojnë edhe sot pas 16 vjetësh të jenë ndër më të suksesshmet për tregun shqiptar dhe që u mundësojnë qindra mijëra klientëve shërbime më të mira, më të shpejta dhe në koherencë me zhvillimet e teknologjisë.

“UNIQA” shënoi emrin në historinë financiare të Shqipërisë si “dallëndyshja e parë” nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe më pas edhe atë të rajonit.

Sot, mbi 16 milionë klientë në 18 shtete të Europës mbështeten tek ky brand për të mbrojtur dhe përmirësuar pronën e tyre, sigurinë financiare dhe kujdesin shëndetësor.

Me një shtrirje të aktivitetit të saj në lokacione të ndryshme të kontinentit ku fliten gjuhë të ndryshme, ”UNIQA Insurance Group” është shndërruar tashmë në një komunitet vlerash nën slloganin e përbashkët “jetojmë më mirë së bashku”.

Me qëllimin që motoja e Grupit të mos mbesë thjesht një premtim por të jetë e mbushur me veprime konkrete, mbi 2000 punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë çdo ditë pranë mbi 1 milion klientëve për të qenë pranë tyre atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj dhe kompania, pavarësisht viteve që kalojnë dhe shtimit të aktorëve në treg, sot emri më i madh dhe më i besuar për sigurinë e jetës, pronës, shëndetit, automjetit apo pensionit privat.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat