15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"S'mund ta pranojmë më këtë situatë, paratë “cash” të përdoren më pak"/...

“S’mund ta pranojmë më këtë situatë, paratë “cash” të përdoren më pak”/ Rama flet për digjitalizimin e shërbimeve financiare

Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik për përparimin e munguar të bankave sa i takon përdorimit të teknologjisë në rrugën për t’i dhënë fund transaksioneve ekonomike me cash.

 

 

Në takimin me përfaqësuesit e sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech, mbi nevojën për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare Rama ua bëri të qartë se nuk mund të pranohet më kjo situatë.

Rama për digjitalizimin e shërbimeve financiare:

“Besoj se është kohë për t’u kuptuar mirë së bashku që ne nuk mund të jemi një vend që mbetet shumë i mbyllur në inovacion. Nuk mund të jemi një vend që mbetet i kapur në një boshllëk midis mënyrës si funksionon sistemi ynë financiar. S’mund të jemi një vend që vazhdon me një volum cash të papranueshëm në qarkullim.

S’mund të jemi në vend që kërkon formalizimin e ekonomisë me inspektime fizike dhe gjoba që kanë rezultuar shumë herë metodë e pasuksesshme. S’mund të jemi një vend ku bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë kur vjen puna te shpejtësia dhe efiçenca e transaksioneve. Shqipëria duhet të fokusohet te inovacioni.

Është koha të merremi vesh qartë. Nuk mund ta pranojmë këtë situatë në një kohë kur teknologjia, çdo ditë që humbasim, na lë mbrapa.

Duam të shohim rënie reale  të cash, rritje të transparencës së parasë, rritje të të ardhurave për vendin. Këtë duam ta bëjmë në transparencë të plotë. Ju lutem të gjitha bankave… Banka e Shqipërisë të udhëheqë këtë proces me shumë forcë dhe të gjitha justifikimet e alibitë që vijnë nga prishja e zonës së komfortit, nuk do t’i pranojmë. Çdo gjë që bëjnë vendet e tjera, s’ka pse të mos e bëjë Shqipëria”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat