14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSkuterat elektrikë, Policia Rrugore: Drejtuesit të pajisen me jelekë fosforeshentë

Skuterat elektrikë, Policia Rrugore: Drejtuesit të pajisen me jelekë fosforeshentë

Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm në qarkullim.

Ndërsa në Shqipëri, Specialistë të Policisë Rrugore thonë se këto mjete kanë ndihmuar në reduktimin e trafikut në kryeqytet, por problem mbetet respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas tyre, drejtuesit e monopatinave duhet të pajisen me jelekë fosforishent.

Ka një shtim fluksi nga ana e kësaj kategorie kryesisht në kryeqytet. Janë mjete që realisht na kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Sikundër çdo përdorues rruge si monopatinat, biçikletat, mjetet duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ata duhet të qarkullojnë në korsinë e biçikletave dhe të mbajnë mjetet e sigurisë sikundër janë të detyruara edhe për motomjetet sepse është në të mirën e tyre si jeleku fosforishent apo neoni fosforishent të cilët bën të mundur ndriçimin e aksit rrugor”, tha Gerhard Baka, specialit i trafikut të Tiranës.

Por çfarë ndodh me drejtuesit e skuterave elektrikë që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor?

Ata janë kategorizuar si çiklistë dhe nga ana jonë ngelet vetëm këshillimit nuk mund të vendosim masa administrative”.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat