8.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSkemat profesionale të sigurimit të shëndetit/ Përse ato janë një nevojë urgjente

Skemat profesionale të sigurimit të shëndetit/ Përse ato janë një nevojë urgjente

Shpenzimet shëndetësore janë ndër shpenzimet më kritike të buxhetit të familjes. Arsyeja përse ato konsiderohen kritike lidhet me pasigurinë për kohën kur mund të ndodhin dhe të shumës së tyre.

Për këtë arsye, sigurimi i shëndetit është një ndër fushat kyçe të industrisë së sigurimeve.

Ligji në Shqipëri parashikon se, çdo i punësuar ka të drejtë të marrë shërbime shëndetësore falas në sistemin shëndetësor publik. Megjithatë, shifrat tregojnë, që vendi ynë ka probleme serioze në këtë drejtim, duke radhitur këtu:

Pagesat e larta nga xhepi për shërbimet shëndetësore në masën rreth 50-60%.

Vlerësohet që mesatarisht çdo shqiptar, paguan privatisht nga xhepi i tij rreth 200-300 euro në vit për shpenzimet shëndetësore private.

Riskun e varfërimit. Rreth 10% e familjeve shqiptare çdo vit rrezikohen të varfërohen apo tej-varfërohen si pasojë e shpenzimeve mjekësore të larta.

Nevojën e paplotësuar të sigurimit shëndetësor. Rreth 25% e shqiptarëve kanë nevojë të paplotësuar për sigurim shëndetësor.

– Shpenzimet qeveritare të ulëta për shëndetësinë. Shteti shqiptar shpenzon 2-3% të PBB për shëndetësinë. Norma mesatare e Europës është 5-6%.

Kjo do të thotë që skema e sigurimit shëndetësor publik do të vijojë të mosplotësoje nevojën e shtetasve shqiptarë për sigurim edhe në të ardhmen, pasi nuk duket që shteti të ketë plane konkrete për të ndryshuar këtë situatë.

Të gjitha sa më sipër cituam tregojnë nevojën urgjente për veprim nga ana e vetë qytetarëve shqiptarë, për të marrë në dorë çështjen e shpenzimeve shëndetësore. Në këto kushte, sigurimi privat i shëndetit nuk është më një komoditet apo një privilegj.

Mbas shtetit, rolin e “babait”, i cili kujdeset për personat e varur prej tij, e luajnë kompanitë punëdhënëse. Duke konsideruar me seriozitet aktualitetin dhe duke hedhur sytë nga e ardhmja e afërt, kompanitë mund të luajnë një rol kyç për të mbrojtur punonjësit e tyre nga rreziku i varfërimit si individë, por me pasoja në familjet e tyre, për shkak të të papriturave shëndetësore.

Kompanitë duhet të kuptojnë që sigurimi i shëndetit është një katalizator për stabilitetin e fuqisë punëtore. Në një ambient ku njerëzit nuk ndihen të frikësuar nga e ardhmja, krijohen kushte optimale për të qenë produktivë dhe krijues.

Kjo çon në një fuqi punëtore që ndihet e vlerësuar dhe e motivuar për të qënë efektivë në vendin e punës.

Në një skemë profesionale sigurimi shëndeti për punonjësit, shpenzimet për sigurim privat të shëndetit zënë rreth 3% të shpenzimeve totale të punonjësve. Ndërkohë vlera që sjell sigurimi privat i shëndetit është shumëfish më i lartë se kosto që paguhet për të.

Legjislacioni shqiptar gjithashtu lejon lehtësira fiskale për kontributet e sigurimit privat, duke qenë se ato janë shpenzime të njohura fiskale.

Në SIGAL, kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend, do të gjeni paketat më të mira të sigurimit shëndetësor, të cilat mund ti përshtasni edhe sipas nevojave tuaja specifike.

Mësoni më shumë duke klikuar këtu https://sigal.com.al/sigurimi-i-punonjesve/

Ose kontaktoni tani në Whatsapp 0686092829 për të mësuar më tepër si mund të ndikoni në stabilitetin ekonomik të punonjësve tuaj, duke i dhënë një dorë gjithashtu familjeve të tyre.

LEXO EDHEHumbi jetën në minierë, SIGAL UNIQA dëmshpërblen familjen me 60 milionë lekë/ Ponari-bizneseve: Siguroni punonjësit tuaj!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat