20.5 C
Tirana
Friday, May 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSkema e re për katastrofat natyrore në BE, AM Best jep këndvështrimin...

Skema e re për katastrofat natyrore në BE, AM Best jep këndvështrimin kritik

AM Best është një agjenci ndërkombëtare vlerësimi, e specializuar në vlerësimin e kapacitetit financiar dhe besueshmërisë së kompanive të sigurimeve dhe risigurimeve në Botë.

Agjencia ka publikuar një dokument opiniondhënës në lidhje me një skemë të propozuar nga BE-ja për risigurimin ndaj katastrofave natyrore.

Në këtë koment të AM Best-it theksohet potenciali dhe kompleksitetin i kësaj skeme të propozuar nga Bashkimi Evropian për risigurimin ndaj katastrofave natyrore.

Skema e BE-së synon të ngushtojë boshllëkun gjithnjë e më të madh të mbrojtjes në rajon.

Vetëm në vitin 2024, humbjet ekonomike nga katastrofat natyrore në Evropë arritën mbi 33 miliardë dollarë, ndërsa sigurimi mbuloi më pak se gjysmën.

Si reagim, Banka Qendrore Evropiane dhe EIOPA propozuan një model me dy nivele:

  1. një fond risigurimi publik-privat dhe
  2. një fond të BE-së për rindërtimin e infrastrukturës publike, i kushtëzuar me masa parandaluese.

AM Best nëpërmjet dokumentit koment-dhënës vlerësoi synimet e skemës, si stabilizimi i primeve, përmirësimi i kapaciteteve për pretendime dhe nxitja e parandalimit të rrezikut.

Agjencia paralajmëroi se se suksesi i skemës do të varet nga zgjidhja e çështjeve kyçe të dizajnit: përfshirë përcaktimin e çmimeve, mbikëqyrjen rregullatore dhe nëse pjesëmarrja duhet të jetë ose jo e detyrueshme.

Raporti shqyrton gjithashtu përpjekjet e deritanishme në nivel kombëtar, si modeli i Francës me prime shtesë për CCR, sigurimin e detyrueshëm në Itali për bizneset, dhe rolin qendror të konsorciumit shtetëror në Spanjë.

Ndërkohë, në Gjermani po rritet presioni për sigurimin e detyrueshëm ndaj rreziqeve natyrore, megjithëse zbatimi mbetet i shpërndarë.

Në këtë koment, AM Best-i theksoi se për të qenë efektive, skema evropiane duhet të harmonizohet me sistemet kombëtare dhe të ketë udhëzime të qarta operacionale në të gjitha nivelet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat