15.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Skema e pensioneve private e sigurt dhe transparente/ Duhet më shumë ndërgjegjësim...

“Skema e pensioneve private e sigurt dhe transparente/ Duhet më shumë ndërgjegjësim nga brezi i ri”

Më shumë se 41 mijë njerëz në Shqipëri janë tashmë pjesë e skemës së pensioneve private.

Pas viteve 2009, pjesë e tregut financiar, në Shqipëri janë bërë edhe këto pensione, që synojnë ruajtjen e standardit të jetesës, të cilin çdo njeri ka arritur nëpërmjet punës, edhe gjatë moshës së tretë.

 

Ky treg  me afro 7,2 miliardë lekë asete ose mbi 70 milionë euro,  shënon  rritje 1.4-1.5 herë çdo vit, iu ofron mundësi jo vetëm individëve që dëshirojnë të kenë një pension dinjitoz në periudhën e fundit të jetës së tyre, por edhe punëmarrësve ndërmarrjeve apo sindikatave të sigurojnë punonjësit e tyre.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” të gazetarit Bardhi Sejdarasi, u trajtua pikërisjt tregu i pensioneve private vullnetare, duke sjellë përvojën dhe praktikën e 6 fondeve të pensionit dhe katër shoqërive të administrimit.

Estela Koçi nga ⁠Credins Invest foli në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News shpjegoi skemën e pensioneve private.

 

Gjatë intervistës ajo nënvizoi se skema është e sigurt duke shtuar se janë individët ato që duhet të bëhen vetë aktivë që të mos mbeten vetëm tek pensioni shtetëror.

 

Ajo më tej shtoi se situata është e kontrolluar dhe kalon në një proces shumë strikt dhe transparent.

Fondi i pensioneve me pjesëmarrje të hapur dhe pjesëmarrje të mbyllur, këto janë të përhapura në vende të zhvilluara. Fondet që kemi deri tani janë të hapura për të gjithë publikuan si individë de kompani që duan të krijojnë skema. Ndërsa fondi i mbyllur përkufizohet me një punëdhënës dhe nuk futen të tjerë. Mund të jetë politika e investimit që mund të jetë e dedikuar vetëm në një drejtim. Kushtet janë të mbyllura për këtë fondin e mbyllur dhe i vendos punëdhënësi ose sindikata…Me skemën private vullnetare jemi tek vullneti i punëdhënësit, askush se ndalon punëdhënësit që të ketë këtë skemën. Pra këtu jemi në vullnetin e institucionit”, tha ajo.

 

LEXO EDHESHIFRAT/ Sa vlen pensioni në Shqipëri?

Nga ana tjetër, Edlira Konini nga Raiffeisen Invest shtoi se duhet më shumë ndërgjegjësim dhe se brezi i ri duhet të kuptojë se si funksionin një skemë përfitimi private.

 

Ka një rritje të ndërgjegjësimit. Tregu ka filluar të ndryshojë dhe punëdhënësit e kanë bërë pjesë. Ne kemi kaluar shumë vështirësi që nga momenti i lancimit të fondeve, ka mbetur një treg ende i vogël dhe i kufizuar. Vështirësitë kanë qenë të shumë. Unë do të them pjesën e nivelit të ulët të edukimit. Kultura financiare në Shqipëri është e mangët. Në vendet e zhvilluara ka një ndërgjegjësim të plotë. Në vendet më pak të zhvilluara është pak më pak. Mund të them që edhe në Shqipëri është bërë progres në këtë drejtim por ende mungon një strategji kombëtare që në dijeninë time po diskutohet., Por do të thoja që ka edhe disa pengesa të tjera që do thoja kufizimet ekonomike. Shqipëria mbetet një vend më të ardhura të ulëta, po ashtu kemi një histori të dhimbshme të krizave financiare. Ende sot ka njerëz që para ti mbajnë në shtëpi se sa ti investojnë në produkte financiare…”.

LEXO EDHENumri i anëtarëve në fondet e pensioneve arrin në mbi 41 mijë/ “SIGAL UNIQA Invest”, më i madhi në vend sa i përket aseteve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat