11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSkema e pensioneve në krizë të thellë/ E pranon edhe Drejtori i...

Skema e pensioneve në krizë të thellë/ E pranon edhe Drejtori i ISSH: Po ulet pensioni mesatar

Skema e pensioneve në Shqipëri është në krizë të thellë.

Këtë fakt e pranon edhe vetë Drejtori Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) Astrit Hado.

I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report TV, Hado ngriti shqetësimin për skemën e pensionit në të ardhmen, duke theksuar se në Shqipëri po ulet pensioni mesatar.

Është viti i dytë ose i tretë vit ne po na ulen pensionet mesatare. Kur e shikon si pension mestarë, ne nxjerrim deri ne 41 mijë pensione të reja çdo vit. Kemi shumë njerëz të cilët ose kanë ndërprerë punësimin e tyre në vitet ‘90 dhe kanë ikur në emigracion, ose kur mund të kenë ardhur në Shqipëri nuk kanë punuar ose kanë punuar në të zezë. Kur vjen momenti njeriu mendon për pensionin jo në momentin kur mbush moshën për pension, por kur del në pension. Nuk ja qan dot hallin pastaj punonjësit të Sigurimeve Shoqërore. Individët që kanë punuar për një kohë më të gjatë, marrin një pension më të lartë“, tha ndër të tjera Drejtori i ISSH, Astrit Hado.

 

Zgjidhjet që nevojiten 

Me zhvillimet ekonomike e demografike që po përballet Shqipëria është domosdoshmëri urgjente një sistem pensionesh shumëkolonëshe, për ti dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, më i favorshëm dhe me përfitime më të larta.

Modelet për Shqipërinë janë gati, thjesht duhen implementuar

Modelin me tre kolonat, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, i/e gjemë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet private (kolona e II).

Me plotësimin e moshës, çdo njeri merr dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Vetëm tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë plotësuar sistemin e pensioneve me “Kolonën e Dytë”. Kjo përbën një nga arsyet themelore, pse niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Përfitimet nga skema individuale

  • Filloni të kontribuoni qoftë edhe me vetëm 1,000 lekë në muaj;
  • Personalizojeni llogarinë tuaj duke kontribuar sipas dëshirës ose të udhëzuar nga këshilltarët e Fondit;
  • Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
  • Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
  • Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
  • Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension;
  • Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali;
  • Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
  • Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
  • Transparencë e plotë;
  • Anëtarët pajisen me një “username” dhe “password” të cilat mund ti përdorin në çdo moment për të kontrolluar llogarinë e tyre personale online. Në këtë llogari paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera;
  • Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.

Përfitimet për Biznesin

  • Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;
  • Punëdhënësi përcakton në kontratë “periudhë kushtëzimi”, periudhë për të cilën punonjësi duhet të punojë në kompani në mënyrë që të mund të përfitojë këtë benefit të punëdhënësit.
  • Ulje e largimit të punonjësve;
  • Punonjës më të motivuar dhe produktivë.

LEXO EDHE: Letra e hapur e Elvis Ponarit për bizneset: Siguroni të ardhmen e punonjësve tuaj me ‘SIGAL UNIQA Fond Pensioni’

Pensionet Private, ndarja e tregut në Shqipëri

Sot, pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej më shumë 17 vitesh dhe përfaqësohen nga kompanitë më në zë dhe të suksesshme të vendit, me synimin e vetëm: një pension shtesë për çdo qytetar në momentin që ndalon së punuari.

Në mesin e këtij viti, në treg ishin aktive pesë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri të licencuara administruese.

Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 50.34% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 29.3%, Albsig Pension me 10.45%, Raiffeisen Pension me 9.77% dhe fondi më i ri, Smart Pension, me 0.14%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është SIGAL UNIQA Fond Pensioni me 43.03% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 29.6%, Raiffeisen Pension, me 21.03%, Albsig Pension me 6.17% dhe Smart Pension, me 0.17%.

Vitet ikin shpejt ndaj nisni të mendoni për pensionin tuaj që kur jeni në marrëdhënie pune.

Kontaktoni tani me këshilltarët e “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” për të marrë këshillat e duhura për të patur një pleqëri sa më të qetë, të paktën në aspektin financiar.

e-mail: [email protected]

Tel: +35544511666

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat