0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSituatë gripi dhe virozash në vend, më të prekur fëmijët! Prindër, si...

Situatë gripi dhe virozash në vend, më të prekur fëmijët! Prindër, si të keni mjekun 24 orë me vete

Ulja e temperaturave gjatë fundjavës, por jo vetëm, ka rritur numrin e qytetarëve të prekur nga gripi por edhe viroza të shumta, që qarkullojnë në vendin tonë.

Mjekët nëpër qendra shëndetësore të cilët vizitojnë pacientët, thonë se trendi është në rritje dhe se fillimi i vitit të ri mund të çojë në një situatë më të rënduar epidemiologjike.

“Ka një fluks të shtuar këto ditë dhe vihet re kombinim i virozave të shumta, por edhe gripi stinor edhe pse ne nuk arrijmë të dallojmë”, thotë për Top Channel Bruna Shiroka, doktoreshë e qendrës shëndetësore numër 3.

Më e prekur nga virozat dhe gripi janë fëmijët e vegjël dhe mosha aktive.

Gripi dhe virozat e ndryshme janë të transmetueshme ndaj çdokush prej nesh përpiqet të ketë kujdes të mos jetë në një vend të mbipopulluar, siç janë mjetet e transportit publik, poliklinat, spitalet etj.

Por si të shkojmë tek mjeku?, mund të pyesni me të drejtë.

Mos u shqetësoni! Vjen mjeku tek ju.

“TeleShëndet”, aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni kur dhe sa të dëshironi me mjekë për çdo ankesë që mund të keni.

Shërbimet që ofron “TeleShëndet” janë:

  • Komunikim audio dhe video me një mjek të licensuar, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm dhe online, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
  • Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
  • Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore
  • Merrni një recetë mjekësore online

Përveç këtyre, klientët e “TeleShëndet” ofrojnë edhe një sërë benefitesh të tjera si:

  • Check up 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Përfitoni zbritje për shërbimet në rrjetin mjekësor Teleshëndet

Si shkarkohet “TeleShëndet” në celularin tuaj?

Hyni në Playstore apo Appstore, shkruani Teleshëndet në rubrikën “search”. Instaloni aplikacionin dhe hyni për t’u rregjistruar dhe për të krijoni profilin tuaj personal.

Provojeni falas 24 orët e para dhe nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini në çdo degë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose ONLINE në teleshendet.al.

Pa harruar që, ky shërbim vlen edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Mjafton të keni akses në internet.

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

e-mail[email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat