Vendi ynë po plaket me shpejtësi. Nëse tetë vite më parë një në çdo tetë shqiptarë në Shqipëri ishte mbi 65 vjeç, tani jemi një në çdo pesë qytetarë! Çdo vit skemës së pensioneve shtetërore i shtohen edhe 15-16 mijë pensionistë.
Për trevjeçarin 2023 -2025, skemës shtetërore të pensioneve do të shtohet edhe me rreth 45 mijë pensionistë të rinj. Mesatarisht me rreth 15 mijë në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kosto financiare mbi shtetin e pensionistëve e rinj do të jetë rreth 27 miliardë lekë, ose rreth 228 milionë euro për 2023-2025, ose rreth 78 milionë euro në vit.
Nisur nga kjo situatë, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve zhvilloi më 15 qershor, në Tiranë, konferencën e parë rajonale me temë “Pensionet Private në Fokus”.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Shoqatës dhe njëherazi CEO i “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, Elvis Ponari, ndër të tjera, u shpreh se, jo vetëm që ka ardhur koha, por me zhvillimet ekonomike e demografike, është domosdoshmëri urgjente, një sistem pensionesh shumëkolonëshe.
Sipas tij, kjo i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, një pension më i favorshëm, me përfitime më të larta.
“Kolona e Dytë është sigurimi i pensiomit nga punësimi me financim kapital ku çdo i siguriar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (Kolona e Parë) paguan një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh. Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave tē siguruar përbëhen nga dy burime: një pension nga skema e sigurimit të detyrueshëm shtetëror dhe një pension nga skema e sigurimit të pensionit nga punësiminme financim kapital”, tha ndër të tjera ai.
Teksa Parlamenti pritet të votojë Ligjin e ri për Pensionet Private, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Eduard Shalsi, i pranishëm në Konferencë tha:
“Kemi në diskutim një projektligj të ri për fondet e pensioneve private, të cilin presim ta miratojmë shumë shpejt dhe që mundëson adresimin e disa problematikave dhe mangësive të ligjit ekzistues, miratuar 1️3 vjet më parë.
E kemi konsultuar gjerësisht projektligjin me grupet e interesit dhe institucionet e përfshira, ku kemi reflektuar një pjesë të mirë të komenteve të tyre
Sigurisht, ka ende nevojë për përmirësime për të cilat dyert tona mbeten të gjithmonë të hapura, por kam bindjen se kemi hedhur një hap të parë të mirë dhe cilësor për të gjithë tregun, për të cilin në fakt shumë më shumë duhet të bëhet në drejtim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të qytetarëve për konceptin dhe benefitet e pensioneve private”.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh se pensionet private nuk janë rivale të pensionit shtetëror por mbështetëse të njëra-tjetrës.
“Ne nuk jemi konkurrentë por komplementarë të njëra-tjetrës për të realizuar një kontribut të denjë për qytetarët. Atë që nuk realizojmë dot ne, e plotëson skema private dhe e kundërta duke realizuar një mbrojtje shoqëore të kënaqshme. A ka mundësi Shqipëria sot dhe a duhet të krijojë kolonën e dytë? Shprësoj që kjo konferencë ta bëjë kërë, të shtrojë si mund të bëhet, kur mund të bëhet sepse ky është një proces reformimi që kqrkon një diskutim te gjerë, kërkon angazhimin e të gjithëve qe produkti të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme nga të gjithë”, tha Hado.
Modelet për Shqipërinë janë gati, thjesht duhen implementuar
Modelin me tre kolonat, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, i/e gjemë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet private (kolona e II).
Me plotësimin e moshës, çdo njeri merr dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.
Vetëm tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë plotësuar sistemin e pensioneve me “Kolonën e Dytë”. Kjo përbën një nga arsyet themelore, pse niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Për kushtet ku ndodhet Shqipëria, futja e një sistemi privat pensionesh (Kolona e Dytë) është shumë i përshtatshëm. Kjo, për 3 arsye.
Së pari, në Shqipëri afro 75-80% e PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) vijnë nga sektori privat.
Së dyti, përafrimi i ligjislacionit edhe në fushën e sigurimeve shoqërore është kusht për t’u anëtarësuar në familjen e përbashkët europiane (BE).
Së treti, këto skema ndihmojnë më mirë ekonominë e vendit duke mobilizuar paratë e lira të popullatës, nëpërmjet investimeve të tyre në instrumenta financiarë afatgjatë 5-10 vjeçarë (Obligacioneve Shtetërore).
Përfitimet nga skema individuale
- Filloni të kontribuoni qoftë edhe me vetëm 1,000 lekë në muaj;
- Personalizojeni llogarinë tuaj duke kontribuar sipas dëshirës ose të udhëzuar nga këshilltarët e Fondit;
- Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
- Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
- Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
- Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension;
- Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali;
- Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
- Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
- Transparencë e plotë;
Anëtarët pajisen me një “username” dhe “password” të cilat mund ti përdorin në çdo moment për të kontrolluar llogarinë e tyre personale online. Në këtë llogari paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera;
- Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.
Përfitimet për Biznesin
- Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;
- Punëdhënësi përcakton në kontratë “periudhë kushtëzimi”, periudhë për të cilën punonjësi duhet të punojë në kompani në mënyrë që të mund të përfitojë këtë benefit të punëdhënësit.
- Ulje e largimit të punonjësve;
- Punonjës më të motivuar dhe produktivë.
Sot, pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej 17 vitesh dhe përfaqësohen nga kompanitë më në zë dhe të suksesshme të vendit, me synimin e vetëm: një pension shtesë për çdo qytetar në momentin që ndalon së punuari.
Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 5.97 miliardë lekë, në rritje me 4.7% që nga fillimi i vitit dhe me 22.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Por për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.
Deri në fund të 3-mujorit të parë 2023, në treg ishin aktive pesë fonde pensionesh private, me SIGAL UNIQA Fond Pensioni që vijon lidere në treg sa i përket aseteve neto, 43.43% të totalit.