11.5 C
Tirana
Monday, January 19, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSistemi i ri bonus-malus, çfarë është dhe si mund të përfitoni ofertat...

Sistemi i ri bonus-malus, çfarë është dhe si mund të përfitoni ofertat më të mira nga SIGAL IG?

Në janarin e këtij viti hynë në fuqi faktorët e rinj të riskut sipas rregullores së miratuar nga AMF, e miratuar me Vendimin e Bordit nr. 156, dt.19.09.2024.

Ky ndryshim ka sjellë riklasifikim të primeve, përsa u takon siguracioneve TPL, sipas modeleve të ngjashme evropiane.

Ky ndryshim, përsa i takon siguracionit të detyrueshëm TPL, ka bërë të mundur që një drejtues përvoje, pa aksidente përgjatë vitit, me një mjet me fuqi motorike të ulët, me një mjet të ri, apo edhe mjet elektrik, të paguajë më pak siguracion.

Konkretisht, siguracioni i detyrueshëm TPL në SIGAL IG për një mjet elektrik me fuqi motorike të vogël, me vit prodhimi deri në 5 vite, me të siguruar një drejtues mjeti me leje drejtimi me të paktën mbi 2 vite përvojë u kushton marrja në sigurim rreth 15 mijë Lekë.

Ndërsa, një mjeti me kapacitet motorik mbi 3000 cm3, me vit prodhimi mbi 15 vjet, me drejtues pa eksperiencë kushton rreth 26 mijë Lekë, po kjo duhet pare rast pas rasti.

Në sigal.com.al, në këtë link: https://sigal.com.al/kalkulatori-tpl/, ju mund të llogarisni individualisht çmimin vjetor të siguracionit tuaj

 

Ndryshimet nënkuptojnë se për mjetet me kubikazh të lartë, bazuar në shembuj të tregjeve botërore, aplikohet koeficient risku më i lartë.

Koeficientët e rinj të riskut:

Rregullorja nr. 156, datë 19.09.2024, “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e miratuar nga Autoriteti, përcakton faktorët e riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit të sigurimit për kategorinë e autoveturave të produktit të sigurimit të detyrueshëm motorik, MTPL e brendshme, si dhe metodologjinë e përdorur në aplikimin e këtyre faktorëve.

Bazuar në këtë rregullore, shoqëria e sigurimit, në përllogaritjen e primit të sigurimit, zbaton këta faktorë kryesorë risku:

  • Historiku i dëmeve. Ky faktor merr në konsideratë të gjitha dëmet e raportuara, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit. Një historik pa dëme reflektohet me ulje të primit të sigurimit (përfitim), ndërsa një historik me dëme reflektohet me rritje të primit të sigurimit (penalizim).
  • Fuqia motorike. Ky faktor reflekton ndikimin e fuqisë motorike në nivelin e primit, ku mjetet me fuqi më të vogël motorike përfitojnë një prim më të ulët sigurimi se mjetet me fuqi më të madhe motorike.

  • Mosha e të siguruarit. Të siguruarit e grupmoshës 18 – 21 vjeç tarifohen më tepër se të siguruarit e grupmoshave të tjera.

  • Eksperienca në drejtimin e mjetit motorik. Të siguruarit e ndryshëm nga 18–21 vjeç dhe që kanë eksperiencë drejtimi deri në dy vite tarifohen më tepër se të siguruarit e tjerë.

  • Përdorimi i mjetit. Mjetet në pronësi të subjekteve tarifohen më tepër se mjetet në pronësi të individëve.

  • Qarku i regjistrimit të mjetit. Mjetet e regjistruara në qarqet Berat, Dibër dhe Kukës tarifohen më pak se mjetet e regjistruara në qarqet e tjera.

  • Vjetërsia e mjetit. Mjetet e reja, të prodhuara në vitet e fundit, tarifohen më pak se mjetet e vjetra.

Kombinimi i produkteve në SIGAL 

LEXO EDHE:

Drejtori i departamentit të sigurimit të mjeteve motorike të SIGAL IG në “Mirëmëngjes Shqipëri” të RTSH për sistemin Bonus-Malus (INTERVISTA E PLOTË)

Kompania SIGAL IG ofron TPL me shërbime shtesë si AUTOSOS dhe MINIKASKO,

si dhe mundësinë e blerjes online me 10% ulje për shkak të mungesës së kostove administrative.

Klientët mund të zgjedhin produkte që ofrojnë dëmshpërblim edhe nëse janë fajtorë përmes MINIKASKO,

po ashtu përmes TPL Plus mund të mbrohen financiarisht edhe në rastet e përdorimit të kufizuar të alkoolit deri në 0.5mg/L.

Kostoja mesatare e përfitimeve nga këto kombinime, sjell një çmim shumë të favorshëm për policë.

Kombinimi i këtyre blerjeve shtesë në kompaninë tonë e nxjerr edhe më të ulët koston e marrjes në sigurim për një kategori të caktuar.

LEXO EDHE:

Tregu i sigurimeve, e tashmja dhe e ardhmja e tij: Intervista e plotë CEO-s së SIGAL IG në podkastin e Revistës Monitor. Tekst dhe video

Kompania SIGAL Insurance GROUP, në shërbim të planeve sa më të qarta financiare të individëve, në faqen e saj, për analizë të detajuar të rasteve ofron edhe kalkulatorin e primeve online, rast pas rasti, konkretisht në sigal.com.al, rubrika: https://sigal.com.al/merr-cmim/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat