17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri, 354 milionë euro...

Sipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri, 354 milionë euro në tre muaj. Kryesojnë pronat

Me gjithë krizën për të gjetur punonjës, kostot e shtuara nga rritja e pagave dhe forcimi i lekut, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve nga jashtë në tre muajt e parë të vitit kapi shifrën e 354 milionë eurove, 46 milionë më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

Është shifër e madhe për Shqipërinë, marrë parasysh se kjo e fundit është e vogël. Është një trend pozitiv. Kemi ecur mirë, por sërish është i vogël”, tha Mark Crawford, investitor amerikan.

Rritja e vlerës së pronave në vend ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve duke renditur në krye të investimeve të huaja pikërisht blerjet e pasurive të patundshme. Lista pasohet nga investimet në sektorin bankar dhe atë financiar, hidrokarburet, energjia dhe tregtia.

Ka shumë turistë të huaj që veçanërisht po investojnë te pasuritë e paluajtshme dhe jo vetëm. Janë sektorë ku përgjithësisht nuk kërkohet ndonjë fuqi punëtore e madhe. Gjithçka gjendet gati dhe investimi kryhet pa pengesa”, u shpreh investitori amerikan.

Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve, ndërsa prurjet e reja të kapitalit janë pothuajse në vendnumëro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 209 milionë euro, ose sa 59% e fluksit total të investimeve në tre muajt e parë të vitit.

Ky duhet lexuar si lajm pozitiv, pasi tregon se kapitali nuk po shkon jashtë, por po riinvestohet në Shqipëri”, tha Crawford.

Për të thithur më shumë investime të huaja, kryeministri Rama bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar ka ndërmarrë një tur takimesh që nga Turqi, në Britaninë e Madhe e së fundmi në Azerbajxhan. Paralelisht qeveria po organizon edhe takime me diasporën me qëllim thithjen e investimeve nga diaspora.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat