Tregjet e aksioneve u rritën sërish, reaguan pozitivisht, njoftonte sot “The Economist”.
Dy ishin faktorët që krijuan këtë lëvizje: administrata Trump sinjalizoi se do të zbuste qasjet e saj ndaj Rezervës Federale.
Po ashtu pati sinjale edhe për zbutje të tarifave ndaj Kinës.
Skot Besenti, sekretari i Thesarit të Amerikës, u shpreh se e shihte të mundshme një “marrëveshje të madhe” me Kinën.
Ai tha se, nëse Kina do të ishte “serioze” në lidhje me uljen e varësisë nga eksportet, marrëveshja mund të arrihej.
Më herët, pas tensioneve në komunikim, Presidenti Tramp (Trump) deklaroi se nuk do ta shkarkonte Xherom Pauellin (Powell), kryetarin e Fed-it.
Kaq mjaftoi që tregjet të reagonin menjëherë.