27.5 C
Tirana
Saturday, August 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguruesit evropianë, lokomotiva e investimeve për të ardhmen

Siguruesit evropianë, lokomotiva e investimeve për të ardhmen

Kompanitë e sigurimeve në Evropë janë zyrtarisht një nga industritë më të rëndësishme të unionit.

Me mbi 9.5 trilionë euro asete në menaxhim, kompanitë e sigurimeve në Evropë janë ndër investitorët më të mëdhenj institucionalë në BE.

Rreth 70% e këtyre investimeve ndodhen brenda Bashkimit Evropian.

Ky rol i rëndësishëm i sigurueseve u theksua edhe më tej në mars 2025.

Në këtë periudhëk Komisioni Evropian miratoi strategjinë “Unioni i Kursimeve dhe Investimeve” (SIU).

Qëllimi i kësaj sipërmarrjeje politike dhe institucionale ishte të rrisë aftësinë e Evropës për të kanalizuar kursimet drejt investimeve produktive dhe për të forcuar financimin për qytetarët dhe bizneset.

Në një kohë kur Evropa përballet me mungesë të theksuar investimesh – rreth 800 miliardë euro në vit, sipas raportit të Mario Draghit në 2024 – sektori i sigurimeve paraqet një partner ideal për të mbështetur tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër, digjitale dhe të qëndrueshme.

Investimi është pjesë thelbësore e modelit të biznesit të sigurimeve.

Ai jo vetëm që fuqizon ekonominë, por gjithashtu i ndihmon qytetarët të kursejnë për pensionin dhe të ardhmen e tyre, përmes produkteve që kombinojnë kursimin me garancitë dhe mbrojtjen nga rreziqet.

Në një farë mënyre mund të thuhet se industria e sigurimeve i ofron Evropës atë që më së shumti i mungon: investimet.

Për të çliruar plotësisht potencialin e këtij sektori, strategjia SIU duhet të njohë rolin thelbësor të siguruesve dhe të sigurojë përmirësime të synuara në rregulloret ekzistuese.

Kjo do t’i lejonte ata të kontribuonin edhe më shumë në zhvillimin ekonomik dhe social të Evropës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat