31.5 C
Tirana
Sunday, August 17, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguro pronën tani, sepse tërmeti nuk paralajmëron

Siguro pronën tani, sepse tërmeti nuk paralajmëron

Shqipëria me aktivitetin më të lartë sizmik në Ballkanin Perëndimor në vitin 2025

Tërmeti nuk mund të parandalohet dhe as të parashikohet.

Pasojat e tij materiale mund të zbuten dhe rikuperohen nëse siguron banesën apo biznesin tënd.

Në një vend si Shqipëria, ku toka lëkundet më shpesh se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, sigurimi i pronës nuk është luks, por domosdoshmëri.

Madje, nevojë emergjente për më shumë siguri!

Gjatë vitit 2025, Shqipëria ka regjistruar 185 tërmete, më shumë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku, të cilat numërojnë vetëm 86 lëkundje.

Pasiviteti për polica të sigurimit të pronës, nuk është aspak vendim inteligjent.

Dy prej tërmeteve të këtij viti, më 24 janar dhe 24 qershor, arritën magnitudën 4.2, ndër më të fortat në rajon.

Situata bëhet edhe më shqetësuese nëse shohim fqinjët tanë jugorë dhe miqtë lindorë: Turqia dhe Greqia, dy nga vendet më aktive sizmike në Evropë, kanë regjistruar përkatësisht 12,310 dhe 422 tërmete vetëm gjatë këtij viti.

Në Turqi, më 23 prill, ndodhi një tërmet me magnitudë 6.2, dhe më 2 qershor një tjetër me 5.8 në zonën e Dodekanezit. Lëkundje të tilla nuk njohin kufij, pasi valët sizmike përhapen përtej shteteve, duke rritur rrezikun edhe për Shqipërinë.

Rreziku nuk është hipotetik. Shqipëria shtrihet mbi zona të takimit të disa pllakave tektonike, si ajo e Egjeut, që përfshin Greqinë, pjesë të Turqisë dhe arrin deri në Shqipëri.

Aktiviteti në këtë zonë bën që Shqipëria të jetë vazhdimisht në rrezik të lëkundjeve të fuqishme.

Për më tepër, historia jonë e afërt e provon këtë.

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, me 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara, është ende i freskët në kujtesën tonë.

Në 100 vitet e fundit, të paktën 10 tërmete të fuqishme kanë tronditur territorin shqiptar, duke shkaktuar kolaps të strukturave publike dhe ekonomike.

E mbrëmshmja që na kujtoi gjithçka

Mëngjesi i 24 qershorit 2025 ishte një tjetër kujtesë. Brenda disa orëve, Shqipëria u godit nga 10 tërmete, të njëpasnjëshëm, me epiqendër në zonën e Zall-Bastarit dhe Ahmetaqit, në periferi të Tiranës. Dy prej tyre përfshihen në pesëshen më të fuqishme të vitit: 4.2 dhe 3.7 ballë. Këto lëkundje janë prova e gjallë se rreziku është i përhershëm.

Po sikur të ishin më të forte?

Po sikur të kolapsonin banesën dhe biznesin tend?

A e kishe të siguruar?

A nuk mendove asnjë çast, se sa më i qetë do të ishe, sikur t’i kishe të siguruara?

 

Pse duhet të sigurosh banesën ose biznesin sot

Kur ndodhin fatkeqësi natyrore, shteti shpesh mbetet pa burime për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave të njerëzve. Sa më të larta kërkesat për ndihmë, aq më i lartë risku i kolapsimit të strukturave shtetërore për ndihmë.

Rikuperimi i dëmeve materiale zgjat me vite, nëse ndodh, shpesh here edhe mund të mos ndodh fare. Qytetarë që mund të mbeten përjetësisht të pastrehë ose biznesmenë të dale përgjithmonë nga tregu, duken gati normë në kësi rastesh.

Por siguria financiare nuk duhet të mbetet në dorë të fatit.

SIGAL INSURANCE GROUP, lider i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh, ofron zgjidhje të menjëhershme dhe të përballueshme për këdo që dëshiron të jetë i mbrojtur nga pasojat e tërmetit.

Shembull konkret: nëse ke një apartament 100 m² në Tiranë, mund ta sigurosh kundër tërmetit me vetëm 13,650 lekë në vit. Me këtë shumë, garanton që në rast dëmi, apartamenti të rindërtohet pa kaluar në dramë të dytë. 1 euro metri katror mund të sigurohet edhe prona e biznesit.

Siguro edhe biznesin tënd

Tërmeti mund të ndalojë aktivitetin e biznesit, të dëmtojë godinën, pajisjet, apo të shkatërrojë mallrat. Për këtë arsye, mund të sigurosh:

  • pronën e luajtshme dhe të paluajtshme,
  • ndërprerjen e aktivitetit,
  • dhe rinisjen e menjëhershme të punës.

Me vetëm 1 euro për m², nuk blen thjesht një produkt sigurimi, por një qetësi mendore dhe një plan rikuperimi që funksionon.

Mëso më shumë dhe siguro online

Informohu falas në numrin 0800 31 31 në çdo orë të ditës,

ose shkruaj në WhatsApp në 068 60 62 829.

Porosit paketën që të duhet online, me disa klikime te BLI ONLINE

në faqen zyrtare të SIGAL

Mos prit të vijë lëkundja e radhës për të marrë një vendim që mund të të shpëtojë jetën dhe pronën.
Kur askush të mos jetë, SIGAL do të jetë aty.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat