20.5 C
Tirana
Monday, September 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi privat dhe paketat check-up/ Si ndikon përzgjedhja e ekipit mjekësor në...

Sigurimi privat dhe paketat check-up/ Si ndikon përzgjedhja e ekipit mjekësor në shëndetin tuaj

Paketat check-up, që zakonisht i përmban sigurimi privat i shëndetit, mund të kryhen në një prej subjekteve shëndetësore në rrjetin e gjerë mjekësor të SIGAL UNIQA.

Nga eksperienca shumëvjeçare në ofrimin e sigurimit të shëndetit, vëmë re se klientët preferojnë të provojnë subjekte mjekësore të ndryshme çdo vit.

Por si ndikon kjo në afatgjatë në shëndetin tuaj?

SIGAL UNIQA i ofron mundësinë klientëve të siguruar, që të jenë ata, që zgjedhin spitalin apo klinikën private ku dëshirojnë të marrin shërbimet mjekësore, brenda apo jashtë Shqipërisë, duke patur të drejtë të përfitojnë nga produktet e sigurimit të shëndetit. Ndaj, SIGAL UNIQA investon vazdimisht në zgjerimin e rrjetit mjekësor, me të cilin bashkëpunon, për të qenë gjithëpërfshirës në ofrimin e kujdesit mjekësor.

Aktualisht, rrjeti ekskluziv mjekësor “SIGAL UNIQA” përbëhet nga klinika dhe spitale private në Shqipëri, Itali, Austri, Turqi etj.

LEXO EDHEGamë e gjerë shërbimesh, nën një çati/ UNIQA zgjeron rrjetin e saj mjekësor, shtohet edhe “Competence Center Health St. Stephan Wels”

Dihet tashmë se në Shqipëri nuk ka një sistem të automatizuar të të dhënave mjekësore të pacientëve. Me fjalë të tjera, një mjek nuk ka akses në historikun tuaj mjekësor.

Një mjek që ju viziton për herë të parë, i duhet informacion i plotë mbi gjendjet tuaja shëndetësore aktuale dhe të kaluara për të bërë një trajtim adekuat. Shumë sëmundje si ato autoimune, degjenerative etj., të cilat po rriten shumë në numër vitet e fundit, kanë një fillim gradual dhe tepër të ngadaltë. Shpesh ato paraqiten me simptoma të përgjithshme si lodhje, temperature, çrregullime digjestive, dhimbje muskulore etj., të cilat në momentin e shfaqjes mund të anashkalohen. Kjo sjell një vonesë në diagnostikim dhe në fillimin e trajtimit të sëmundjeve.

Një mjek i cili ju ndjek afatgjatë dhe ka njohuri mbi të tërë historikun tuaj mjekësor të viteve të fundit, mund të bëjë shumë më shpejt diagnostikimin e këtyre patologjive.

Në anën tjetër, shumë pacientë kanë sëmundje kronike për të cilat trajtohen prej vitesh. Nëse këta pacientë vendosin të vizitohen me një mjek tjetër, këtij të fundit do t’i duhet të informohet mbi gjendjen aktuale të pacientit, por dhe historikun mjekësor të tij për të kuptuar cilat skema trajtimi kanë ndjekur deri më tani, cilat kanë funksionuar ose jo, nëse kanë kaluar ndonjë përkeqësim fulminant të sëmundjes, etj.

Shpeshherë nevojitet rikryerja e shumë prej analizave, ekzaminimeve dhe vizitave të kryera më parë. Kjo nënkupton kosto monetare dhe kosto në kohë për pacientin, por dhe një mbingarkesë të panevojshme të sistemit shëndetësor.

Gjatë kryerjes së ekzaminimeve të paketave check-up, kryesisht echo-ve (diagnostikime imazherike) të ndryshme mund të zbulohen formacione si kiste, tumore beninje, gurë/rërë në veshka, etj., për të cilat mjekët rekomandojnë ndjekje në vazhdimësi. Nëse mjeku nuk ka raportet e echo-ve të mëparshme është e pamundur të kuptohen ndryshimet e këtyre formacioneve. Kështu, i mbetet pacientëve të jenë tepër të kujdesshëm në mbledhjen dhe ruajtjen e historikut të tyre mjekësor.

Nëse check-up-i kryhet në të njëjtin subjekt mjekësor, këto ekzaminime do të kryhen përgjithësisht nga të njëjtët mjekë, të cilët kanë shumë lehtësisht akses në historikun mjekësor të pacientit dhe e konsultojnë këtë informacion shumë shpejt për të bërë një vlerësim.

Një prej të drejtave të pacientëve është e drejta për të zgjedhur mjekun, i cili do t’i trajtojë. Në praktikën mjekësore është thelbësore marrëdhënia me mjekun tuaj, duhet të ndiheni të sigurt për të patur një komunikim të hapur dhe si rrjedhojë të përfitoni kujdesin më të mirë. Pasi të gjykoni nëse keni gjetur mjekun e përshtatshëm për ju, rekomandojmë të kryeni vizita periodike dhe të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj.

Kështu, ju ftojmë të mbani parasysh çfarë shkruam më sipër sa herë që zgjidhni të ndryshoni mjekun ose subjektin ku do të kryeni vizitat mjekësore apo paketat check-up.

Gjithashtu ju rikujtojmë të kryeni check up-in vjetor, nëse nuk e keni kryer ende!

Kontaktoni në Whatsapp +355 686062829 ose në adresën e-mail [email protected] për të marrë paketat më të mira të check up-it dhe jo vetëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat