Jemi mësuar të shprehim dashurinë përmes dhuratave apo shërbimeve të dobishme duke u kujdesur kryesisht për nevojat fizike të personave që duam, si të veshurit apo të ushqyerit.
Por ka një formë që i ndërthur më së miri këto dy gjuhë. Ajo është sigurimi nga sëmundjet kritike.
Këto polica Sigurimi janë sa një dhuratë për personat që doni, aq edhe një shërbim shumë i dobishëm.
Ja pse…
Më parë, sëmundjet e rrezikshme për jetën, si tumoret apo kancerët, konsideroheshin patologji të rralla. Por sot nuk është më kështu.
Kanceri është bërë më i shpeshtë nga ç’mund të mendonim. Aq sa në Shqipëri diagnostikohen mbi 8000 raste të reja me tumor çdo vit.
Mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit, duhanpirja, mungesa e aktivitetetit fizik, stresi etj, kanë ndikuar shumë në përshkallëzimin e këtyre sëmundjeve.
Një diagnozë e një sëmundjeje kritike nuk është vetëm një shok emocional dhe psikologjik për pacientin dhe të dashurit e tij, por edhe kosto shumë e lartë financiare aq sa shumë familje detyrohen të shesin pronat e tyre, automjetet apo të futen në borxhe për të mbuluar shpenzimet e ndërhyrjes, kimioterapisë, radioterapisë etj.
Prandaj është bërë e domosdoshme që gjithësecili prej nesh, pasi sëmundjet kritike nuk po njohin më moshëm, të ketë një sigurim shëndetësor i cili mbulon edhe sëmundjet kritike.
Përpara se të investoni në një policë të sëmundjeve kritike, nuk mjafton vetëm të dihet një informacion i përgjithshëm rreth sëmundjeve kritike, por duhen marrë parasysh edhe disa pika përpara se të investoni në këtë policë:
- Njihuni me të gjitha sëmundjet e mbuluara dhe investoni në një policë që ofron mbulim maksimal.
- Sigurohuni që jeni në dijeni edhe për sëmundjet që nuk mbulohen nga polica.
- Sigurohuni që e kuptoni në detaje procedurën për paraqitjen e një kërkese për përfitim, në mënyrë që të mos keni vonesa të panevojshme.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, ishte e para që ofroi sigurimin privat të shëndetit, që në vitin 2007 kur në Shqipëri nuk operonte asnjë spital privat, ndërsa sot vjen për klientët e saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut me dy polica Sigurimi dedikuar posaçërisht sëmundjeve kritike.
“Sigurimi anti Tumor”
Nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA solli për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, “Sigurimin anti Tumor”, një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.
Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5,000 Euro, 10,000 Euro, 50,000 Euro apo më shumë.
Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar.
Gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me një nga këto sëmundje, atëherë të siguruarit i jepet shuma e siguruar, menjëherë dhe në formë CASH.
Cilat janë përfitimet e “Sigurimit anti Tumor”:
– Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.
– Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.
– Nuk ka limit moshe
– Çmimi në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit
– Grupi “SIGAL UNIQA” e ofron si produkt jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
– Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al
“Sigurimi Jetë Plus”
Sigurimi Jetë Plus ofrohet vetëm nga SIGAL UNIQA.
Përmes këtij sigurimi mbulohen shpenzimet mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike dhe trajtimi në spitalet më të mira jashtë Shqipërisë.
Polica “Jetë Plus” mbulon:
- Trajtimin mjekësor të tumoreve malinje
- Bypass të arterieve koronare
- Ndërrimin dhe riparimin e valvulave të zemrës
- Transplant i organeve dhe indeve të dhuruesve të gjallë (rastet e leuçemisë)
- Neurokirurgjinë (ndërhyrje në kokë dhe në shtyllën kurrizore)
Polica “Jetë Plus” gjithashtu mundëson:
- Opinion të dytë mjekësor për diagnozën e identifikuar nga specialistët më me reputacion në atë fushë
- Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
- Limite të larta mbulimi, deri në 1 milion Euro
- Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit
- Shpenzimet e të afërmit që shoqëron pacientin dhe shpërblim monetar për çdo ditë qëndrimi, deri në 60 ditë
“Jetë Plus” mund të blihet në çdo degë SIGAL UNIQA ose mund të porositet Online
“Njerëzit nëse sigurohen nuk e ndjellin të keqen. Përkundrazi, e largojnë atë. Ne shqiptarët, kur kryejmë një veprim të kësaj natyre, duket sikur e ndjellim sëmundjen. Jo. Duke e bërë këtë lloj sigurimi ne e largojmë nga vetja dhe kemi një mbrojtje të garantuar”, shprehet CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari.
Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:
e-mail:[email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku