Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, si tërmetet, përmbytjet, thatësirat, stuhitë, zjarret dhe rrëshqitjet e tokës.
Ndryshimet klimatike, veçanërisht frekuenca e ngjarjeve ekstreme të motit dhe luhatjet e temperaturave që parashikohen të ndodhin si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, mund të shkaktojnë shumë dëme në pasurinë tuaj.
Çfarë konsiderohet përmbytje dhe çfarë probabiliteti kanë të ndodhin?
Përmbytjet përgjithësisht ndodhin gjatë muajve të dimrit, zakonisht nga nëntori deri në mars, periudhë gjatë së cilës në vend bien rreth 80-85% e reshjeve vjetore.
Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo tre vjet.
Përmbytje konsiderohet rasti kur :
– Uji i shtratit të qëndrueshëm (lumit, liqenit, detit) përmbyt rastësisht vendin ku është vendosur pasuria e siguruar, vërshon duke kaluar bregun, ledhet, cektinat, çan ledhet dhe digat dhe shpërndahet për shkak të rrymes së ujit me nivel të lartë, valëve dhe ujit të tepërt nga liqenet artificiale;
– Vërshimi i ujit për shkak të shiut të madh, të papritur, si dhe vërshimi rastësisht për shkak të reshjeve shumë të mëdha, gërryen gjatë pjerrësive, rrugëve;
– Tejkalohet ngritja e nivelit të ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore, krahas me pasojat e saj, por vetem kur kjo prek trupin e objektit në ujë. Ngritja e nivelit të ujrave siperfaqësore matet sipas gjendjes mujore normale të ujit ose prurjes të tij të matur në hidromatesin më të afërt.
Ky sigurim mbulon vetëm dëmet e shkaktuara në artikujt e siguruar gjatë vërshimit (përmbytjes) ose menjehërë pasi uji ka vërshuar.
Çfarë mbulon sigurimi nga përmbytjet?
Sigurimi nga përmbytjet mbulon kostot për:
– Riparimin dhe kthimin e objektit në gjendjen para dëmit;
– Pastrimin e mbeturinave;
– Pagesat profesionale (p.sh., arkitektët, inxhinjeret);
– Blerjen apo riparimin e paisjeve dhe mallrave të dëmtuar.
Merrni këshillim të specializuar
Përdorni këshillat e një siguruesi të specializuar si SIGAL që do t’ju ndihmojë të zgjidhni sigurimin më të përshtatshëm dhe më të përballueshëm sipas nevojave, kërkesave dhe buxhetit në dispozicionin tuaj.
Njihuni me risqet tuaja
Sa më shumë gjëra që të dini rreth risqeve nga përmbytjet ndaj të cilave mund të jetë e ekspozuar prona juaj aq më mirë.
Sa kushton?
Sigurimi nga përmbytjet kushton afërsisht 1 euro/M2.
Merrni një ofertë tani
Kontaktoni në adresat: [email protected] & [email protected], për të marrë ofertën e duhur për ju!