10.5 C
Tirana
Saturday, December 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi nga katastrofat natyrore/ Nga 31 Marsi 2025, i detyrueshëm edhe për...

Sigurimi nga katastrofat natyrore/ Nga 31 Marsi 2025, i detyrueshëm edhe për bizneset në Itali

Detyrimi i bizneseve në Itali për sigurimin kundër fatkeqësive natyrore nis më 31 mars 2025.

Dekreti i Këshillit të Ministrave thekson se: “kompanitë me seli në Itali duhet të sigurohen për të mbuluar dëmtimet e mundshme të ndërtesave, impianteve, makinerive, pajisjeve industriale dhe tregtare, të shkaktuara drejtpërdrejt nga fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet katastrofike që ndodhin në territorin e Italisë”.

LEXO EDHE“Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”

Polica e sigurimit kundër tërmeteve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut

Ligji i Buxhetit të vitit 2024 (në nenin 1, paragrafët 101-112) përcakton se, për të frenuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, të cilat janë bërë më të shpeshta dhe të dhunshme me ndryshimet klimatike, kompanive italiane u kërkohet të kenë kontratat e sigurimit për të mbuluar dëmet e pësuar nga ngjarjet katastrofike si:

– tërmetet;

– përmbytjet;

– rrëshqitjet e dheut;

Polica e sigurimit do të mbulojë si pasurinë e paluajtshme ashtu edhe atë të luajtshme (makineri dhe mallra të deponuara).

Në këtë mënyrë, sipas Qeverisë, kjo inkurajon parandalimin; forcon elasticitetin e kompanive; garanton vazhdimësinë e prodhimit edhe në situata të vështira.

Primi përfundimtar i policës së sigurimit kundër katastrofave do të përcaktohet nga shoqëritë e sigurimit në bazë të:

– pozicioni gjeografik ku ndodhet kompania;

– masat parandaluese të marra nga vetë kompania;

– rreziku i cenueshmërisë së pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme të mbuluar nga polica;

– hartat e rrezikut, (të dhënat historike dhe modelet e llogaritjes probabilistike mbi përsëritjen e fatkeqësive natyrore në zonë në kohë).

Jo vetëm që këshillohet të keni një policë sigurimi për katastrofat natyrore nëse keni një biznes, por ky lloj sigurimi rekomandohet edhe për shtëpinë tuaj, shkruajnë mediat italiane.

Një vendim të ngjashëm ka marrë edhe qeveria e Greqisë.

LEXO EDHEGreqi, ç’përcaktohet në ligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat