11.5 C
Tirana
Monday, December 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi nga aksidenti personal: Shmang tragjedinë financiare të familjeve

Sigurimi nga aksidenti personal: Shmang tragjedinë financiare të familjeve

Një incident i rëndë tronditi këtë fundjavë portin e Durrësit, ku një i ri me shtetësi të huaj humbi jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës. Ngjarje të tilla na rikujtojnë se pas çdo statistike qëndron një jetë e ndërprerë, një familje që përballet me dhimbje të papërshkrueshme dhe me boshllëk shpirtëror të pazëvendësueshëm.

Krahas dramës njerëzore, shumë familje përballen edhe me pasoja të menjëhershme ekonomike, sidomos kur personi i humbur mund të jetë një nga mbështetësit kryesorë financiarë të shtëpisë, ose, në rastin më fatkeq: i vetmi.

Në momente të tilla, tronditja emocionale shpesh shoqërohet me pasiguri materiale, financiare, duke e bërë situatën edhe më të rëndë dhe duke marrë trajtat e tragjedisë financiare.

Mirëpo ky skenar mund të shmanget: sigurimet nga aksidentet personale kanë një rëndësi të veçantë. Ato ofrojnë një mburojë financiare në ditët më të vështira. Ky lloj sigurimi mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të shkaktuar nga aksidente brenda apo jashtë vendit të punës.

Me një kosto modeste, vetëm 60 euro në vit, familja e të siguruarit, në rast humbjeje jete, mund të përfitojë deri në dy paga vjetore (24 paga mujore), një dëmshpërblim që shërben si amortizim financiar në një moment të jashtëzakonisht të brishtë. Për vetëm 60 euro, familja përfiton 36 mijë euro në ditën e vetë më të vështirë.

Ndihma ekonomike nuk e zbeh dhimbjen, por mund të parandalojë që tragjedia njerëzore të kthehet edhe në krizë financiare.

Një sigurim i thjeshtë: nga aksidentet personale, është zgjidhja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat