14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Pronës, rëndësia, mbulimet, benefitet dhe kostot

Sigurimi i Pronës, rëndësia, mbulimet, benefitet dhe kostot

Sigurimi është një formë e transferimit të riskut nga klienti tek shoqëria e sigurimit.

Në ditët e sotme kompanitë e sigurimeve janë shndërruar në segmentin më kryesor të tregut financiar.  Këto kompani ofrojnë sigurim për pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin: banesat, njësitë tregtare dhe industrial.

Shumë qytetarë dhe biznese e mendojnë si një kosto shtesë dhe të panevojshme sigurimin e pronës.

Ndaj një arsyet kryesore e këtij artikulli është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka sigurimi i pronës, çfarë mbulon ai, benefitet dhe kostot.

Çfarë është Sigurimi i Pronës?

Ky sigurim mbulon dëmet që mund ti ndodhin ndaj pasurive tuaja dhe orendive brenda tyre.

Mbulimet

Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

– Zjarrit

– Rrufesë

– Eksplozionit

– Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

– Tërmeti

– Breshëri

– Përmbytja

– Stuhia

– Etj

Sa kushton Sigurimi i Pronës?

Çmimi i sigurimit të Pronës në Shqipëri është maksimumi 1 euro/m².

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, e konvertuar në lekë 11.600.000 lekë, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 €, që me një kurs mesatar 100 lekë/€ do të ishte 83 lekë/muaj, ose rreth 27 lekë/ditë.

Benefitet e Sigurimit të Pronës në SIGAL UNIQA

Kompania lider në treg: Edhe për 6-mujorin e këtij viti, sipas AMF, SIGAL UNIQA rezulton kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri. Edhe në Sigurimet e Pasurisë.

Shërbim Profesional: Stafi i mirëtrajnuar i SIGAL UNIQA, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, është gjithmonë i gatshëm për t’ju asistuar me ndihmë dhe këshillim atëherë kur keni më shumë nevojë

Mbulim i plotë: SIGAL UNIQA bën të mundur që pasuritë tuaja të jenë të mbrojtura nga çdo rrezik i mundshëm.

Trajtim i shpejtë i dëmeve: Procesi i trajtimit të dëmeve është i thjeshtë dhe i shpejtë, duke bërë kështu që edhe pagesa e dëmit në llogarinë tuaj të bëhet në një kohë rekord.

Blerje online: Mundësi e blerjes online së policës së sigurimit, kudo që ndodheni, vetëm me disa klikime në sigal.com.al

Mundësi shtesë: Bashkë me Sigurimin e Pronës, në SIGAL UNIQA mund të blini edhe “Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të treta (fqinjve) dhe shërbimin “TeleShëndet” për të patur mjekun kudo dhe kurdo me vete.

Mos harroni! Sigurimi i Pronës nuk është luks, por një domosdoshmëri. 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 0686062829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat