28.5 C
Tirana
Friday, August 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSigurimi i pronës, modeli evropian që duhet përqafuar në Shqipëri

Sigurimi i pronës, modeli evropian që duhet përqafuar në Shqipëri

Alarmi për nevojën e sigurimit të pronës në Shqipëri bie prej kohësh.
Pas tërmetit shkatërrues në Turqi në 2023, Ballkani u riklasifikua si zonë me rrezik të lartë sizmik, ndërsa Shqipëria trajtohet e tëra si një territor unik rreziku nga tërmetet, pa ndarje zonale.
Përmbytjet masive e me dëme shumëmiliardëshe në Evropë më 2024, konfirmuan rrezikun në rritje nga ndryshimet klimatike, një kërcënim që i kanoset drejtpërdrejt edhe Shqipërisë për shkak të lumenjve të shumtë dhe infrastrukturës së brishtë.
Zjarret aksidentale janë të pandalshme. Vetëm në pesë javët e fundit janë regjistruar të paktën tre raste të zjarreve në ferma blegtorale, të shkrumbuara plotësisht e të rrënuara si sipërmarrje ekonomike.
Përballë këtyre ngjarjeve, shoqëria shqiptare ndodhet përballë dy rrugëve:
1.   ose qytetarët e dëmtuar nga ngjarjet aksidentale apo fatkeqësitë natyrore mbeten barrë për shtetin duke pritur ndihmën e tij pa një afat të caktuar,
2.   ose për një deri në dy javë, u kthehet e plotë vlera e demit nga kompania e sigurimeve dhe jeta apo aktiviteti ekonomik vijon normalisht.
Prej treqind vjetësh, pjesa më e zhvilluar dhe më e ndërgjegjësuar e kontinentit evropian, mendon se mundësia më e mirë është ajo e sigurimit të pronës.
Siguruesi, ne rast zjarri apo fatkeqesie natyrore, ia kthen të plotë vlerën e dëmit qytetarit, në rastin më të parë.
Eksperti i sigurimeve, z. Bledar Zeqiri, zëvendësdrejtor i Departamentit të Pronës dhe Garancive në shoqerinë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL, liston disa përfitime se pse ia vlen të sigurohet prona në Shqipëri:
“Qytetarët mund ta mbrojnë banesën apo biznesin, së bashku me pajisjet dhe asetet, me nje kosto që nis nga vetëm 5,000 lekë në vit.
Vetëm 1 euro në vit për metër katror, kaq pak mjafton për të garantuar sigurinë e banesave.
Me një siguracion të përshtatur për biznesin, investimi mund të mbrohet tërësisht nga ngjarje si zjarri apo fatkeqësitë natyrore, duke e ruajtur vlerën e investimit dhe duke mundesuar të rekuperohet më shpejt pas çdo ngjarjeje të paparashikuar.
Ketu mund te perfshihet edhe sigurimi i Përgjegjësisë Publike, për t’u mbrojtur ndaj kërkesave për dëmshpërblim nga palët e treta, me një çmim që fillon nga vetëm 2 euro për çdo 1,000 euro të limitit të përgjegjësisë.”
Përballë një realiteti të ri klimatik dhe urban, sigurimi i pronës garanton stabilitet ekonomik, sigurinë sociale dhe rifillim të shpejtë pas çdo fatkeqësie.
Modeli evropian e ka provuar prej shekujsh që funksionon, është koha që edhe Shqipëria ta përqafojë këtë filozofi. SIGAL do të jetë aty, kur askush të mos mundet!
 
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh 
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat