15.5 C
Tirana
Friday, June 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i pronës me SIGAL dhe mundësia për jetë të re pas...

Sigurimi i pronës me SIGAL dhe mundësia për jetë të re pas fatkeqësisë

Dy ditë më parë, një zjarr i papritur ra në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Flakët përfshinë hyrjen e një apartamenti në një pallat të ri dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Shkak për zjarrin u bë një bombol gazi, ndërsa zjarrfikësit, pavarësisht vështirësive për shkak të rrugicave të ngushta, arritën në kohë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

Pas tymit dhe kaosit, mbeten disa pyetje të natyrshme:

  • Po të ndodhte kjo në apartamentin tënd, çfarë do të bëje?

  • A do kishe mundësi të rifilloje jetën normalisht?

  • A do mund të përballoje dëmet, në apartamentin tënd dhe ato që i ke shkaktuar fqinjëve?

A jemi të përgatitur për rreziqet që na rrethojnë?

Ngjarje si ajo në “Astir” nuk janë të izoluara. Shqipëria përballet me një realitet të ri klimatik dhe urban:

  • Tërmetet: Pas tërmetit shkatërrues në Turqi në 2023, gjithë Ballkani u klasifikua si zonë me rrezik të lartë sizmik. Shqipëria konsiderohet si territor unik i rrezikuar, pa ndarje zonale. Tërmeti i nëntor 2019 mbetet një kujtim i freksët, shqetësues, në memorien kolektive.

  • Përmbytjet: Viti 2024 solli përmbytje masive në Evropë me dëme miliarda euro. Shqipëria, me lumenjtë e shumtë dhe infrastrukturën e brishtë, është e ekspozuar.

  • Zjarret: Vetëm në pesë javët e fundit janë regjistruar tre raste të fermave blegtorale të djegura totalisht, përpara banesës në “Astir”.

Dy rrugë, një zgjedhje e mençur

Në këtë realitet, shoqëria shqiptare ka dy mundësi:

  1. Të mbështetet tek ndihma e shtetit, shpesh e vonuar dhe e paqartë.

  2. Të ndjekë modelin europian, duke siguruar pronën dhe duke rifilluar jetën menjëherë pas çdo fatkeqësie.

Europa e ka provuar për më shumë se treqind vjet: sigurimi i pronës është mekanizmi më efikas dhe i drejtë për të përballuar fatkeqësitë.

SIGAL: Siguria fillon nga shtëpia jote

Shqipëria ka dy avantazhe të mëdha:

  • Kosto shumë të ulët sigurimi, më të lirën në rajon.

  • Një kompani lider si SIGAL, e pranishme prej 26 vitesh me produkte të besueshme dhe të përshtatura për çdo nevojë.

Eksperti i sigurimeve, z. Bledar Zeqiri, zëvendësdrejtor i Departamentit të Pronës dhe Garancive në SIGAL, thekson:

“Qytetarët mund ta mbrojnë banesën apo biznesin, së bashku me pajisjet dhe asetet, me një kosto që nis nga vetëm 5,000 lekë në vit. Vetëm 1 euro në vit për metër katror, kaq pak mjafton për të garantuar sigurinë e banesave.
Me një siguracion të përshtatur për biznesin, investimi mund të mbrohet tërësisht nga ngjarje si zjarri apo fatkeqësitë natyrore, duke e ruajtur vlerën e investimit dhe duke mundësuar të rekuperohet më shpejt pas çdo ngjarjeje të paparashikuar.
Këtu mund të përfshihet edhe sigurimi i Përgjegjësisë Publike, për t’u mbrojtur ndaj kërkesave për dëmshpërblim nga palët e treta, me një çmim që fillon nga vetëm 2 euro për çdo 1,000 euro të limitit të përgjegjësisë.”

Sa kushton qetësia? Shifra që flasin vetë

  • Me vetëm 1 euro/m² në vit, një apartament sigurohet nga zjarri dhe dëmet aksidentale.

  • Me 30 euro në vit, sigurimi i përgjegjësisë mbulon dëme deri në 2 milionë lekë ndaj fqinjëve.

Si funksionon procesi i sigurimit te SIGAL?

Në rast dëmi:

  1. Njoftohen autoritetet emergjente.

  2. Brenda 72 orëve njoftohet edhe agjenti i SIGAL.

  3. Brenda 1–5 ditëve, një ekspert vjen për konstatimin e dëmit.

  4. Përgatitet dosja dhe raporti teknik.

  5. Brenda 15–30 ditësh nga pranimi i dosjes, pagesa e dëmshpërblimit realizohet.

Asnjë konflikt. Asnjë pritje e pafund. Asnjë fërkim me fqinjët. Vetëm zgjidhje.

Vepro sot, jo nesër!

Nëse banesa në “Astir” do të ishte e siguruar, dëmet do të ishin rikuperuar, jeta e banorëve do të kishte vazhduar normalisht dhe fqinjët e dëmtuar do të ishin zhdëmtuar pa vonesa.

Mos prit që flakët të të kujtojnë rëndësinë e sigurimit – reflekto sot dhe vepro!

Lexuesi i këtij artikulli është i lutur të ndjekë edhe kronikën televizive: https://www.youtube.com/watch?v=tSlpAe2v1So

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh 

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat