Në dekadat e fundit, Shqipëria është përballur gjithnjë e më shpesh me pasoja të rënda nga fatkeqësitë natyrore dhe zjarret aksidentale.
Këto ngjarje alarmojnë për më shumë vëmendje ndaj domosdoshmërisë për të ndërtuar një kulturë të mirëfilltë sigurimi të pronës.
Ky debat merr rëndësi edhe më të madhe në sfondin e ngjarjeve të fundit në rajon dhe më gjerë.
Pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë në vitin 2023, i gjithë rajoni i Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, është riklasifikuar si një zonë me rrezik të lartë sizmik.
Ndryshe nga sa ishte më parë, Shqipëria trajtohet si një territor unik për nga rrezikshmëria. E gjithë harta konsiderohet zonë risku e me risk të njëjtë, çka rrit ndjeshëm nevojën për mbrojtje financiare ndaj dëmeve të mundshme.
Në të njëjtën kohë, përmbytjet masive në Evropë gjatë vitit 2024, të cilat shkaktuan dëme që llogariten në miliarda euro, dëshmuan rrezikun në rritje që vjen nga ndryshimet klimatike.
Shqipëria, me rrjetin e saj të dendur lumor dhe infrastrukturën ende të brishtë, është veçanërisht e ekspozuar ndaj këtij kërcënimi.
Po ashtu, zjarret aksidentale po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Vetëm në pesë javët e fundit janë regjistruar disa raste ku ferma të tëra janë shkatërruar plotësisht, duke lënë pas dëme të parikuperueshme për pronarët.
Përballë këtij realiteti të ri, Shqipëria ndodhet në udhëkryq:
ose të vijojë të mbështetet vetëm te ndihma shtetërore, e cila shpesh vonohet dhe është e pamjaftueshme,
ose të përqafojë një model modern dhe funksional siç është sigurimi i pronës.
Ky model, i ndjekur prej më shumë se tre shekujsh nga vendet më të zhvilluara të Evropës, ka provuar që jo vetëm i mbron qytetarët dhe bizneset, por u jep atyre mundësinë të rifillojnë jetën dhe aktivitetin ekonomik pa vonesa.
Sigurimi i pronës është thuajse një akt mirëfilli patriotik.
Sigurimi i pronës garanton stabilitet ekonomik për familjen dhe vendin.
Ai garanton sigurinë sociale për vete, për familjen dhe nuk e rëndon drejt kolapsit skemën e ndihmës sociale të shtetit.
Sigurimi i pronës garanton rifillim të shpejtë pas çdo fatkeqësie, duke mos izoluar dhe atrofizuar segmente ekonomike apo sociale të vendit.
Sigurimi i pronës nuk është luks, por domosdoshmëri.
Për fatin e mirë, në Shqipëri operon një lider rajonal në tregun e sigurimeve, si SIGAL, që ofron kombinime të shkëlqyera për sigurime.
Ai mund të përfshijë si pasuritë e paluajtshme, si banesat apo ndërtesat e biznesit, ashtu edhe pasuritë e luajtshme, përfshirë pajisje, makineri, apo mallra.
Çmimet janë të përballueshme për të gjithë: për një banesë, sigurimi vjetor mund të kushtojë rreth 1 euro për metër katror, ndërsa për një godinë biznesi me një investim prej 1 milion eurosh, për 15 mijë euro në vit në rast fatkeqësie natyrore apo tërmeti biznesi e merr të plotë pas vlerën e dëmit.
Bizneset mund të sigurojnë edhe ndërprerjen e aktivitetit, duke shmangur humbjet që vijnë nga mungesa e të ardhurave gjatë kohës së rikuperimit, dhe duke garantuar vijimësinë e detyrimeve kontraktuale ndaj palëve të treta dhe punonjësve, me një kosto shtesë që nuk shkon më shumë se 1% e shumës së siguruar.
Në një klimë gjithnjë e më të pasigurt, sigurimi i pronës është investim në qetësinë, sigurinë dhe të ardhmen tonë.
Sigurimi i pronës është mënyra më efikase për të përballuar rreziqet natyrore dhe aksidentale pa shkatërruar jetën apo aktivitetin ekonomik të një individi apo familjeje.
Modeli evropian i sigurimeve është një shembull që flet vetë për qëndrueshmërinë e tij.
Tashmë është koha që edhe Shqipëria ta përqafojë me seriozitet këtë filozofi të mbrojtjes dhe parandalimit.
SIGAL është i gatshëm të mbështesë çdo qytetar dhe biznes, që sot dëshiron të mbrojë të ardhmen e vet nga e paparashikueshmja.
Në një botë ku rreziqet rriten çdo ditë, mbrojtja e pronës përmes sigurimit në SIGAL është rruga më e sigurt për të ecur përpara.
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al