Në sektorin e hotelerisë, subjekte si hotelet, restorantet apo strukturat e tjera të ngjashme, fjetina, kampingje, motele, qendra kurative, Bed and Breakfast, apartament me qira ditore, blloqe apartamentesh me qira ditore, vila për qira apo edhe thjesht dhoma, kudo!, ta sigurosh pronën është vendim i zgjuar.
Asnjë strukturë turistike, për asnjë rast apo mundësi, nuk është imune, e paprekshme apo e paarritshme nga dëmet që mund të shkaktojë një fatkeqësi natyrore, zjarr aksidental, përmbytje.
Këtë e dëshmon rasti i një hoteli të shembur në Durrës.
Rasti i një bar-restoranti të shkrumbuar nga flakët në Tiranë.
Rasti i një kampingu të përmbytur në Vlorë.
Investime të pasiguruara, të kthyera në pikën zero sa hap e mbyll sytë.
Sigurimi nga rreziqet do ta kishte rikthyer në kohë rekord, brenda 30 ditëve punë, vlerën e plotë të dëmit të siguruar me vetëm 0.1% si çmim të primit.
Sigurimi i pronës garanton siguri financiare të operatorëve në turizëm dhe vazhdimësi të aktivitetit në raste dëmi apo humbjesh, duke i mbrojtur investimet dhe marrëdhëniet afatgjata me klientët.
Një biznes që ka marrë masa për t’u siguruar dëshmon profesionalizëm dhe shpërblehet me besim dhe reputacion nga klientët dhe operatorët që sigurojnë klientë, agjencitë turistike.
Partnerët më seriozë të guidave ndërkombëtare të turizmit e kanë kërkesë standard sigurimin e strukturës dhe aseteve.
Shqipëria ka një fat të madh që, lideri rajonal i tregut të sigurimeve, SIGAL, operon dhe për një prim prej vetëm 0.1% të shumës mund të shpëtojë gjithë biznesin në rast katastrofe.
Hoteli i pasiguruar që u shemb në Durrës kishte një vlerë dëmi prej 500 mijë euro.
Sikur të kishte blerë policën e sigurimit për 500 euro në vit, sot do të ishte ndërtuar nga e para, pa asnjë humbje për investitorin.
500 euro në vit, për të ribërë nga e para dëmin 500 mijë euro.
Sot, hoteli që referojmë, edhe 6 vjet pas tërmetit, nuk është ndërtuar ende për arsye financiare. Si i tillës, sigurimi nuk është kosto , është mbrojtje. Ndarje e zgjuar e riskut në investimin në industrinë e turizmit.
Për një kosto shumë të ulët, hotelet dhe restorantet mund të garantojnë vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e aktivitetit të tyre edhe përballë rreziqeve më të mëdha, duke e ndarë riskun me SIGAL, si partnerin më të besueshëm në treg.
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al