18.5 C
Tirana
Thursday, February 26, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i përgjegjësisë profesionale: Mbrojtja që çdo mjek dhe infermier duhet ta...

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale: Mbrojtja që çdo mjek dhe infermier duhet ta ketë

Nga lajmet e fundit në Durrës, një tjetër mjek është vënë në qendër të akuzave për neglizhencë. Informacionet paraprake tregojnë se ai nuk ka sigurim të përgjegjësisë profesionale.

Nëse ky mjek do të kishte pasur një policë sigurimi, kompania e sigurimeve do të paguante dëmet e shkaktuara tek pacienti, pa prekur financat personale të mjekut. Vetëm një pjesë shumë e vogël, rreth 2% e limitit të mbulimit, si pagesë vjetore, do të ishte përgjegjësia e tij.

Përveç mbulimit financiar, sigurimi paguan edhe shpenzimet juridike brenda limitit të policës.

Një sigurim i tillë, mund të merret edhe nga institucioni: fjala vjen, me kosto rreth 2000 euro në vit, mund të mbulojë përgjegjësi deri në 200,000 euro për qendra apo klinika të vogla private.

Institucionet që pajisin stafin me këtë sigurim krijojnë një klimë besimi dhe rrisin reputacionin e tyre për klientët, duke garantuar siguri profesionale dhe mbrojtje reale për stafin.

Sigurimi i përgjegjësisë nuk është vetëm mbrojtje, por është qartësisht një investim direkt dhe i dyanshëm: në imazh, reputacion dhe po aq në cilësinë e shërbimit që ofron stafi mjekësor.

SIGAL Insurance Group prej kohësh e ofron këtë produkt: https://sigal.com.al/sigurimi-i-pergjegjesise-profesionale/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat