8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i makinës me çmim të diferencuar, Ponari: Ja dy parakushtet kryesore...

Sigurimi i makinës me çmim të diferencuar, Ponari: Ja dy parakushtet kryesore që nevojiten për implementimin e këtij sistemi

Një nga risitë kryesore të paralajmëruara për produktin kryesor të tregut, sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, është aplikimi i primeve të diferencuara mbështetur në disa faktorë rreziku.

Sipas drejtuesve të kompanive të sigurimit, aktualisht aplikohen prime sipas kategorisë së mjeteve, fuqisë motorike dhe vjetërsisë së tyre.

Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, thotë se këto janë elemente shumë të rëndësishme në përcaktimin e nivelit të rrezikut, por nuk janë të mjaftueshme.

Një element vendimtar në përcaktimin e riskut është përvoja dhe aftësia e drejtuesit të mjetit. Këtu flitet për ndëshkimin e shkaktarëve. Janë të vetmit që përveç një gjobe nga policia nuk kanë asnjë masë tjetër ndëshkuese. Madje ka drejtues me 3 apo 4 raste përfshirjesh në aksidente, si shkaktarë”, shprehet ai.

Sipas CEO-s të SIGAL UNIQA, për implementimin e këtij sistemi nevojiten dy parakushte kryesore, pa të cilat sistemi nuk do të ishte funksional, ose do të ishte i mangët.

Do të duhej të regjistroheshin pranë AMF të gjitha aplikimet për dëmshpërblim, me të dhëna të sakta për mjetet dhe drejtuesit e mjeteve shkaktare dhe përfituese dhe në këto të dhëna të kishin akses sistemet e shitjeve të kompanive të sigurimit.

AMF-së t’i jepej akses në lejet e drejtimit që lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe nëpërmjet AMF-së të kishin akses sistemet e shitjes së kompanive të sigurimit”, thotë z.Ponari në një intervistë për revistën “Monitor”.

LEXO EDHE: Pse nuk zhvillohet tregu i sigurimeve në Shqipëri? Ponari: Nuk është thjesht çështje mundësish ekonomike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat