Shqipëria po shndërrohet gjithmonë e më shumë në zgjedhjen e parë për shumë turistë nga Europa dhe më tej.
Vendi ynë po vizitohet çdo ditë e më shumë nga të huajt, ndërsa ky vrull pritet të kontribuojë pozitivisht edhe në ekonominë e vendit.
Por përveç përfitimeve monetare, ky fakt shton edhe përgjegjësitë për çdo njësi shërbimi, qoftë bar, restorant, hotel etj. Mbi të gjitha për ata që përdorin bombola gazi apo pajisje nën presion.
Duke parë rastet e vazhdueshme që kanë ndodhur, të cilat kanë shkaktuar jo vetëm dëme materiale por edhe dëme në njerëz, një vendim i fundit i Qeverisë ka marrë fuqi ligjore duke parashikuar që Sigurimi për të tilla raste të jetë i detyrueshëm dhe të kryhet mbi bazën e nivelit të riskut që kategorizon pajisjet në përdorim.
“Sigurimi i Përgjegjësisë Civile nga Përdorimi i Pajisjeve nën Presion”
Në zbatim të Ligjit 32/2016 dt.24.03.2016 VKM nr. 268, dt.2.05.2024,
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin, që ushtron aktivitet në fushën e shërbimeve, hotelieri-turizëm, industri, shkolla etj.
Përmes këtij Sigurimi, biznesi mbrohet nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë në mënyra të tjera duke siguruar një mekanizëm, nëpërmjet të cilit individët/Palët e treta të përfitojnë kompensimin për çdo dëm të shkaktuar.
Çfarë mbulon konkretisht kjo policë Sigurimi?
Nga dëme që mund të shkaktohen nga pajisjet/instalimet nën presion, të operatorëve ekonomikë që i kanë në pronësi apo që i administrojnë:
- Jetë
- Shëndet
- Pronë
LIMITET
- Për pajisje apo impiante nën presion me rrezik të ulët, kufiri minimal është 10 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 20 milionë lekë në agregat,
- Për pajisje me rrezik të mesëm 20 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 40 milionë lekë në agregat,
- Për impiantet me rrezik të lartë, kufiri minimal do të jetë 35 milionë lekë, 100 milionë lekë në agregat.
PSE KY SIGURIM I DUHET BESUAR SIGAL UNIQA-s?
- Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej 25 vjetësh
- Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompani me mbi 200 vite eksperiencë dhe e shtrirë në 17 shtete të ndryshme të Europës
- SIGAL UNIQA operon në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
- Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë
- Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet
- Mundësi e blerjes online të sigurimit
Siguroni vazhdimësinë e biznesit tuaj me më të mirët në treg!
Për të marrë një ofertë, kontaktoni tani me specialistët e SIGAL UNIQA në:
Whatsapp: 0 68 606 2829
E-mail: [email protected]