Një prej portaleve më të njohur në Evropë dhe më gjerë, dedikuar industrisë së sigurimeve, “XPrimm”, jehonë apelit të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, lidhur me projektligjin e qeverisë për “Sigurimin e Detyrueshëm të Banesave nga Tërmeti”.
Nën titullin “Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë kritikon draftin e ulët qeverisë për sigurimin e detyrueshëm të banesave: Shteti është mbikëqyrës dhe rregullator, jo aktor”, “XPrimm” citon Sekretaren e Përgjitshme të Shoqatës së Sigurueve, znj. Mimoza Hajdarmataj, gjatë një interviste televizive.
“Krijimi i një kompanie shtetërore konsiderohet si shkelje e konkurrencës në treg, pasi Shqipëria ka liberalizuar prej disa vitesh tregun e sigurimeve, duke pasur 8 kompani, të cilat prej vitesh ofrojnë paketa sigurimesh për qytetarët. A nuk po i kthehemi shtetëzimit të shërbimeve, me një projekt të tillë, kur ndërkohë kemi një treg të liberalizuar?”, citohet ndër të tjera Hajdarmataj.
Lexoni artikullin e plotë KËTU
Kujtojmë këtu se, përveç Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, kritike ndaj këtij projektligji kanë qenë dhe ekspertë të fushës së sigurimeve por edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri.
Sipas “AmCham Albania”, projektligji është hartuar pa u konsultuar sidomos me operatorët e tregut të sigurimeve, por edhe me ekspertë të fushës që mund të ofrojnë zgjidhje të mira mbështetur në eksperiencën që kanë, duke neglizhuar në mënyrë të përsëritur një proces konsultimi të rregullt dhe gjithpërfshirës.
Sipas saj, sigurimi i parashikuar në ligj është jo i plotë, pasi parashikon sigurimin vetëm nga tërmetet, dhe jo nga fatkeqësitë e tjera natyrore si zjarret apo përmbytjet dhe siguron vetëm banesën dhe jo lëndimet dëmet indirekte që mund të shkaktohen nga katastrofat.
Klikoni KËTU për tu njohur me projektligjin e qeverisë.