22.5 C
Tirana
Wednesday, July 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi digjital në Singapor: dominues për sigurimet e thjeshta, por jo në...

Sigurimi digjital në Singapor: dominues për sigurimet e thjeshta, por jo në gjithçka

Singapori është një nga vendet më të përparuara në botë për teknologjinë dhe digjitalizimin.

Megjithatë, industria e sigurimeve ka qenë më e ngadaltë në krahasim me sektorë si bankat, tregtia me pakicë apo shërbimet ushqimore.

Pandemia COVID-19 ndryshoi shumë, ajo u bë një pikë kthese, që i detyroi siguruesit të ecin më shpejt drejt zgjidhjeve digjitale.

Sot, në Singapor, blerja online e sigurimeve është normale për produkte të thjeshta si sigurimi i makinës apo udhëtimit. Praktika që mbizotëron.

Kompani si FWD dhe Direct Budget operojnë pothuajse tërësisht online dhe kanë shumë pak zyra fizike. Jo më shumë se sa dhjetë.

Kjo i përshtatet një brezi që kërkon shpejtësi, lehtësi dhe akses 24/7.

Por kur bëhet fjalë për sigurime më të ndërlikuara, si ato për sëmundje të rënda apo sigurimin e jetës, shumë klientë nuk ndihen të sigurt vetëm me vetëshërbim online.

Ndihma e një këshilluesi profesionist është e rëndësishme.

Sa më i ndërlikuar të jetë produkti, aq më i lartë është rreziku i keqkuptimit apo gabimeve në aplikim. Këtë thonë studimet e rastit të Singaporit.

Këshilluesi ndihmon jo vetëm në zgjedhjen e policës së duhur, por edhe në përgatitjen e dokumenteve për dëmshpërblim.

Pretendimet për dëmshpërblim janë sfida më e madhe për klientët. Shumë prej tyre duan që një person i besuar brenda kompanisë të kontrollojë dokumentet dhe të ndihmojë në proces.

Kjo ndjenjë sigurie nuk mund të zëvendësohet lehtësisht nga një faqe interneti apo një chatbot.

Nga ana tjetër, klientët informohen gjithnjë e më shumë online, por vetëm gjysma vizitojnë faqet zyrtare të kompanive të sigurimeve. Mungesa e qartësisë për përjashtimet apo termat specifikë është problem.

Sigurimi digjital në Singapor funksionon shumë mirë për nevoja të thjeshta.

Por për plane komplekse dhe raste delikate, ndihma njerëzore mbetet e pazëvendësueshme. Edhe në Singapor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat