17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet/ SIGAL UNIQA, fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në të gjithë Shqipërinë

Sigurimet/ SIGAL UNIQA, fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në të gjithë Shqipërinë

Sigurimet janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë. Por për shkak të rrethanave të ndryshme, në Shqipëri nuk është ende në nivelet e duhura.

Tregu i sigurimeve në vendin tonë mbetet ende shumë i vogël dhe i pazhvilluar, edhe pse afro gjysma e tij zotërohet nga kompani të mirënjohura që operojnë në të gjitha tregjet europiane.

Dhe një rol të rëndësishëm këtu luan edhe edukimi financiar, i cili mungon në kurrikulat e shkollave tona.

Për të dhënë një informacion të përgjithshëm mbi sigurimet, çfarë ofrojnë ato dhe pse janë kaq shumë të rëndësishme, SIGAL UNIQA Group Austria ka nisur një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në disa prej qyteteve të vendit.

Kjo fushatë ka filluar tashmë në qytetin e Pogradecit, Fierit, Shëngjinit, Gjirokastrës, Durrësit, Beratit, Shkodrës, Velipojës dhe Kavajës ndërsa së shpejti do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

SIGAL UNIQA Group Austria ka nisur fushatën e saj të informimit të qytetarëve në të gjithë vendin!
Kjo fushatë ka filluar tashmë në qytetin e Pogradecit, Fierit, Shëngjinit, Gjirokastrës, Durrësit, Beratit, Shkodrës, Velipojës dhe Kavajës, dhe do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar informacion të qartë dhe të dobishëm për të gjithë qytetarët tanë.
Qëndroni të informuar dhe bashkohuni me ne në këtë nismë për të përmirësuar komunikimin dhe shërbimet për komunitetin tonë!
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku!“, shkruan kompania në profilet e saj në rrjetet sociale.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat