29.5 C
Tirana
Friday, August 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKulturëSigurimet në kinematografi: Komedia "Cedar Rapids"

Sigurimet në kinematografi: Komedia “Cedar Rapids”

Për këtë fundjavë, ndër prodhimet kinematografike që e vendosin subjektin e tyre në tregun e sigurimeve, kemi zgjedhur një komedi.

Tim Lippe nuk ka asnjë ide se çfarë e pret kur dërgohet në Cedar Rapids, Iowa, për të përfaqësuar kompaninë e tij në një konventë vjetore sigurimesh, ku shpejt gjendet nën “udhëheqjen” e tre veteranëve të konventës.

Regjia e kësaj komedie i takon Miguel Artetas, skenari është i Fil Xhonstonit ndërsa ndër aktorët kryesorë janë Ed Helmsi, Xhon Si Reilli, An Hesh, etj.

Tim Lippe (Helms) ishte tipi për të cilin njerëzit gjithmonë mendonin se do të arrinte larg, por pastaj thjesht… kjo pritshmëri nuk ndodhi.

Ai ka jetuar gjithë jetën në Brown Valley, Wisconsin, një vend jashtëzakonisht i qetë.

Atje ka një lloj fejese me mësuesen e tij të klasës së 7-të, Macy Vanderhei (Weaver), ndërsa shet sigurime për të mbrojtur ëndrrat e njerëzve të tjerë.

Jeta e bllokuar e Timit, në një çast të caktuar, merr një shtysë të re sepse për herë të parë në 34 vite, ai po shkon drejt një “metropoli të madh” si Cedar Rapids, Iowa.

Aty ai duhet të përpiqet të shpëtojë kompaninë e tij në një konventë sigurimesh “bëje ose vdis”.

Që në momentin kur futet në hotel me valixhen e vjetër American Tourister dhe rripin e parave në formë “cummerbund”, bëhet e qartë se Tim nuk ka asnjë ide si funksionon bota moderne.

Shpejt, ai joshet nga agjentja joshëse e sigurimeve nga Nebraska, Joan Ostrowski-Fox (Heche), dhe mbetet i mahnitur nga shokët e tij të dhomës, i drejtpërdrejti Ronald Wilkes (Whitlock Jr.) dhe i dyshimti Dean Zeigler (Reilly).

Kur zhgënjehet nga përballja me korrupsionin korporativ, Tim tërhiqet përtej lobit në një xhungël urbane që e kishte parë vetëm në DVD. Dhe, kur duket sikur jeta – dhe mundësitë për të pasur sukses – i janë përmbysur krejtësisht, ai gjen një mënyrë të pastër e të tijën për t’i kthyer gjërat në favorin e vet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat