20.5 C
Tirana
Friday, May 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet në Gjermani me humbje të mëdha për shkak të klimës

Sigurimet në Gjermani me humbje të mëdha për shkak të klimës

Një studim i fundit nga Shoqëria për Kërkime të Strukturës Ekonomike (GWS) parashikon se ndryshimet klimatike do t’i kushtojnë Gjermanisë rreth 690 miliardë euro në dëme ekonomike deri në vitin 2050.

Sektori i sigurimeve, së bashku me shëndetësinë dhe bujqësinë, pritet të jetë ndër më të goditurit.

Këtë e konfirmon edhe Shoqata Gjermane e Sigurimeve (GDV).

Studimi, i bazuar në modelin ekonomik INFORGE dhe të dhënat nga GDV dhe Shërbimi Gjerman i Motit (DWD), tregon një rritje të ndjeshme të dëmeve të lidhura me klimën gjatë dekadave të fundit.

Dëmet mesatare vjetore janë rritur nga 4 miliardë euro (2000–2014) në 10.3 miliardë euro (2015–2024).

Sipas studimit kjo prirje pritet të vazhdojë.

Sektori i sigurimeve pritet të përballet me humbje kumulative prej 230 miliardë eurosh deri në vitin 2050.

Tre janë burimet e humbjes së pritshme kumulative: për shkak të rritjes së primit të sigurimeve, nevojës për rezerva më të mëdha dhe dëmshpërblimeve më të shpeshta,

Skenari negativ shkon edhe më tej: këto sfida ekonomike mund të shkaktojnë një ulje prej 0.5% të PBB-së reale të Gjermanisë dhe humbjen e mbi 50,000 vendeve të punës.

Gjithashtu, pritet një rritje me 3% e normave të amortizimit të pasurive të paluajtshme dhe një jetëgjatësi më e shkurtër e ndërtesave me rreth dy vjet.

Masat për përshtatje klimatike nuk mund të eliminojnë plotësisht dëmet.

Megjithatë, ato mund të parandalojnë deri në 600 miliardë euro humbje.

Kodet ndërtimore më të rrepta, përmirësimi i mbrojtjes nga përmbytjet dhe vlerësimet më të mira të rrezikut janë thelbësore në kuadër të këtyre masave.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat