20.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSigurimet e specializuara do të rriten me 57 miliardë dollarë

Sigurimet e specializuara do të rriten me 57 miliardë dollarë

Rritja e jashtëzakonshme do të vijë si rezultat i kërkesës për mbulim më të personalizuar të rreziqeve në një botë gjithnjë e më të globalizuar.

Lajmërimi vjen nga Technavio.

Sipas raportit të Technavio tregu global i sigurimeve të specializuara pritet të zgjerohet me 57.25 miliardë dollarë nga viti 2023 deri në 2028.

Norma mesatare vjetore e rritjes do të jetë 10.36%.

Rritjen e nxit kërkesa për mbulim të përshtatur të rreziqeve.

Industritë po bëhen më të lidhura dhe më globale dhe kjo e dhënë reflektohet në kërkesat siguruese.

Duke qenë se veprojnë në mjedise më komplekse dhe më të ndryshme, ndërmarrjet po kërkojnë zgjidhje sigurimi më të specializuara.

Situata ka ardhur e tillë që të ndërtohet më shumë bashkëpunim mes kompanive të sigurimeve të specializuara, të cilat kanë përshtatur paketa/polica të integruara të menaxhimit të rrezikut.

Një tjetër ndikim në këtë treg është edhe transformimi digjital.

Dihet dhe ndjehet tashmë se kompanitë e sigurimeve po e përdorin gjithnjë e më tepër inteligjencën artificiale, analizën e të dhënave dhe platformat digjitale për të përmirësuar vlerësimin e rrezikut, ofrimin e policave dhe procesimin e dëmeve.

Me rritjen e përdorimit të teknologjisë, sektori përballet me rreziqe gjithnjë e më të mëdha kibernetike.

Kompanive të sigurimeve po u kërkohet të investojnë në sisteme të forta të sigurisë kibernetike për të mbrojtur të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë operacionale.

Rreziqet kibernetike mbeten një sfidë kryesore, veçanërisht për shkak të përdorimit të gjerë të mjeteve digjitale në proceset e sigurimit dhe të dëmeve.

Ajo që dimë me siguri është se pavarësisht sfidave, tregu i sigurimeve të specializuara pritet të vazhdojë të rritet me ritme të larta në vitet e ardhshme, i mbështetur nga nevojat në zhvillim për mbulim dhe nga inovacioni i vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve të sigurimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat