Nga sigurimet vullnetare, në krye mbetet Sigurimi i Pronës me 3 milionë Euro prime në një muaj. Më pas vjen KASKO me 2 milionë dhe Sigurimi Privat i Shëndetit me 1,7 milionë.
Korriku është një rekord për sa i përket shitjeve të policave të sigurimeve jo-jetë në Maqedoninë e Veriut, kryesisht për shkak se shitjet e sigurimit të detyrueshëm të makinave po rriten ndjeshëm, (85,000 automjete të rregjistruara në vetëm një muaj).
Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), investimet e qytetarëve, kompanive dhe institucionet në sigurimet e jo-jetës në korrik arritën në 1,29 miliardë denarë (21,15 milionë euro). Ky është edhe niveli më i lartë mujor i investimeve në produktet e sigurimit në shtatë muajt e parë të vitit.
Deri më tani, muajt me primet më të larta, sipas të dhënave zyrtare, ishin janari dhe qershori me nga 1,22 miliardë denarë (19,8 milionë euro), çka tregon se kërkesa për sigurime në korrik është 13% më e lartë se janari dhe qershori.
Nga të gjitha klasat e sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës mbetet në krye. Qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë lidhur mbi 14.000 kontrata në të cilat kanë investuar 184 milionë denarë (3 milionë euro).
Në vendin e dytë dhe të tretë sipas shitjes së sigurimeve vullnetare në korrik janë Sigurimi KASKO dhe Shëndeti Privat.
Në korrik, të siguruarit kanë investuar 126,3 milionë denarë (2,05 milionë euro) për KASKO, me një rritje prej 9% krahasuar me qershorin e këtij viti.
Sa i përket Shëndetit Privat, kompanitë kanë arkëtuar 105,5 milionë denarë (1,7 milionë euro).
Vlen të theksohet se në kulmin e sezonit të pushimeve verore, shitja e sigurimit “Shëndet në Udhëtim” arriti në 44,8 milionë denarë (728.000 euro) ose 16% më shumë krahasuar me muajin e kaluar.
Në klasën më të madhe të sigurimeve, rritjen më të madhe të shitjeve e ka sigurimi TPL.
Gjatë korrikut, kompanitë arkëtuan 693,4 milionë denarë (11,3 milionë euro) nga sigurimet e detyrueshme të automjeteve (TPL, Karton Jeshil, Kufitare)
Krahasuar me korrik 2023, shitjet janë rritur për mbi 60 milionë denarë (1 milionë euro).
Sa i përket dëmeve të paguara gjatë muajit korrik ato arrijnë në 470 milionë denarë (7.7 milionë euro)
Më shumë detaje KËTU