14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Jetës/ SIGAL LIFE kryeson tregun, dyfishon dëmet e paguara

Sigurimet e Jetës/ SIGAL LIFE kryeson tregun, dyfishon dëmet e paguara

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar 2022, publikuar nga AMF, tregoi se numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 83,798 me një rritje prej 17.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.55% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.4%.

Produkti i “Jeta e debitorit”, i cili është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare pasi bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha, dominohet nga SIGAL LIFE me rreth 65% të tij.

LEXO EDHE: SONDAZHI/ SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, kompanitë e sigurimeve më të besuara tek shqiptarët

Ashtu si në Sigurimet e Jo-Jetës, edhe tek ato të Jetës, SIGAL UNIQA vijon të jetë kompania numër 1.

Krahasuar me janarin e vitit 2021, dëmet e paguara nga SIGAL LIFE UNIQA Group Austria kanë pësuar rritje, nga 38.15% në 62.82%.

Edhe në produktin më të zgjeruar “Sigurimi i Jeta e Debitorit”, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të dominojë tregun si për përqindjen në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dëmet e paguara nga SIGAL LIFE kanë rritje me rreth 20%.

LEXO EDHE23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

Korrektësia përballë klientëve, pagimi i dëmeve konform ligjeve në fuqi, produktet më të mira e inovative për tregun shqiptar, mbështetja e madhe për Sportin, Artin, Kulturën e shumë fusha të tjera e kanë bërë SIGAL UNIQA Group Austria-n lidere në tregun e sigurimeve dhe më të besuarën tek shqiptarët.

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Suksesi dhe arritjet e SIGAL UNIQA Group Austria në këto 23 vjet, mbi të gjitha u takojnë klientëve të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë, prandaj edhe festimet tona në këtë përvjetor u dedikohen pikërisht atyre.

Nën slloganin “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria do të vijojë të mbetet partneri kryesor i qytetarëve për një jetë më të mirë dhe të sigurt.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat